in

Irma Kurti vlerësohet me çmimin e parë “Leandro Polverini”

Edhe ky vit mbyllet me çmime për poeten shqiptare, më i fundit për librin me poezi “Il sole ha emigrato” të Edizioni Convalle

Një tjetër vlerësim për poeten shqiptare Irma Kurti. Përmbledhja poetike “Il sole ha emigrato” botuar nën siglën e Shtëpisë Botuese Edizioni Convalle është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Letrar “Leandro Polverini” në Anzio të Romës në seksionin e poezisë intimiste.

Në majin e këtij viti, Kurti u nderua me çmim të parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura” në Napoli me poezinë “Usuale” (E zakonshme) dhe pak ditë më parë me çmimin e dytë me poezinë “Briciole di gioia” (Grimca gëzimi) në Konkursin “Enrico Brianza” në Treviglio, Bergamo.

“Il sole ha emigrato” është botuar në janar të vitit 2019. Në parathënien e shkruar nga kritiku dhe poeti Lorenzo Spurio lexon: “Përqasjet komunikuese, motivet për reflektim dhe tematikat që dallojnë natyrën poetike të Irma Kurtit i gjen me shumicë edhe në përmbledhjen me poezi “Dielli ka emigruar”, titulli i të cilës nxjerr menjëherë në pah arsyet e largimit dhe të errësirës, mungesës dhe boshllëkut. Termi “emigron” është zgjedhur me kujdes nga poetja për të nënkuptuar jo vetëm natyrën e dyfishtë të saj si grua shqiptare të  naturalizuar në italiane, por mbi të gjitha sentimentin e vetmisë dhe pikëllimit, të mungesës së ndriçimeve të një moshe të pasur dhe plot dritë të jetuar në shoqërinë e prindërve të dashur, të cilëve u është dedikuar vëllimi. Në fakt, mund të themi se ky libër i ri vazhdon në rrugën tashmë të ndërmarrë në vite të një poetike intime, ku kujtimet personale përbëjnë motivin kryesor”.

Irma Kurti ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në italisht  dhe katër në anglisht. Ajo gjithashtu njihet nga publiku shqiptar si autore e suksesshme e shumë teksteve të këngëve shqiptare. 

 

Consegna premio Anna Cenerini Bova e proiezione Arbëria

I nostri ballerini danzano per l’Albania