in

ISTAT: Mbi 4,2 milionë të huaj kanë zgjedhur të jetojnë në Itali

Më 1 janar 2010 të huajt rezidentë në Itali janë mbi 4,2 milionë. Përbëjnë 7% të popullsisë, ndërsa një vit më parë përbënin 6,5%. Nga të huajt, 11% janë shqiptarë, që mbeten komuniteti i dytë pas rumunëve

Gjatë vitit 2009 numri i të huajve rezidentë në Itali është rritur me 8,8% (343.764 vetë) duke arritur në 4.235.059. Më 1 janar 2010 të huajt përbëjnë 7% të popullsisë rezidente dhe përditë e më shumë janë vendimtarë për t’i bërë ballë rënies demorafike në Itali. E demonstrojnë të dhënat e institutit italian të statistikave lidhur me praninë e të huajve në komunat italiane.

Edhe pse rritja është e konsiderueshme edhe gjatë vitit 2009, ruhet tendenca në ulje e dy-tre vjetëve të fundit për arsye objektive si mungesa e dekreteve të flukseve dhe kriza ekonomike: në vitin 2007 rritja ka qenë me 494 mijë dhe në vitin 2008 rritja ishte me 459 mijë vetë.

Të miturit janë 932.675 vetë, 22% e të gjithë të huajve rezidentë; 572.720 (61.4% e të miturve të huaj) kanë lindur në Itali, ndërsa të tjerët kanë ardhur kryesisht me bashkim familjar.

Rreth gjysma e të huajve rezidentë në Itali vijnë nga Europa lindore, 2 milionë 2 86 mijë persona, nga të cilët rreth 888 mijë nga Rumania dhe 467 mijë nga Shqipëria që përbëjnë edhe dy komunitetet më të mëdha në Itali, siç ndodh prej disa vjetëve.

Mëse 60% e emigrantëve jeton në Veri, 25,3% në Italinë e Mesme dhe 13,1% në Jug dhe Ishuj.

Nga Shqipëria në Itali: me apo pa vizë?

ISTAT: Shqiptarët e Italisë janë 466.684