in

Italia dëmshpërblen shqiptarin e dënuar gabimisht për vrasje

Edmond Arapi, 31 vjeç, që jeton në Britaninë e Madhe, papritur e pakujtuar  u përball me një dënim prej 16 vitesh burg (dhënë nga gjykata e Genovas) për vrasjen e një personi në Genova, pavarësisht se nuk ishte në Itali në atë kohë. Vetëm në qershor të vitit 2010, qeveria italiane u tërhoq nga përpjekjet për ta ekstraduar atë. Dhe më në fund, një gjykatë apeli vendosi të dëmshpërblejë Arapin me 18 mijë sterlina, duke pranuar gabimin e drejtësisë italiane.

Arapi me gruan e nje prej femijeve
Historia e Arapit tërhoqi vëmendje të madhe mediatike në Angli dhe thuajse zero në Itali. Ai u arrestua në qershor të vitit 2009 në aeroportin Gatëick në Londër, ndërsa kthehej nga pushimet në Shqipëri së bashku me të shoqen, Georgina.

Ishte hera e parë që ai mori vesh se në Genova të Italisë i ishte bërë gjyq dhe ishte dënuam me 16 vjet heqje lirie për një vrasje të ngjarë në vitin 2004. Arapi kaloi disa javë në burg dhe më pas bëri një betejë gati njëvjeçare kundër ekstradimit nga Anglia në Itali.

Jago Rusell, shef i Fair Trials International, që mbrojti Arapin, tha se vendimi i gjykatës së apelit në Genova është i rëndësishëm sepse vlen si një paralajmërim për të gjithë gjykatësit e prokurorët në mbarë Europën, pasi “nuk ka asnjë shumë parash që mund të kompensojë realisht Edmondin, gruan e tij dhe tre fëmijët për tmerrin e një viti dhe për impaktin emocional dhe financiar,”.

Një hetim i BBC zbuloi se Arapi po punonte në Angli në kohën kur kishte ndodhur krimi në Genova në vitin 2004. Dëshmitarët thanë se ai punonte në Cafe Davide, ditën e sulmit më 26 tetor. Për më tepër ai vetë pohonte se statusi i emigrantit që kishte nuk ia lejonte të udhëtonte jashtë Anglisë pa autorizim.

Bie numri i fatkeqësive në punë, edhe mes të huajve

Në konsullatën e Milanos tani takimet merren edhe on line, falas