in

Italianët e rinj në botërorin e atletikës në Daegu

Në delegacionin italian në Korenë e Jugut edhe katër italianë me mbiemër të huaj. Por për të rinjtë e brezit të dytë mbetet ende e vështirë të veshin fanellën italiane. E di mirë shqiptari Eusebio Haliti, për shembull

Romë 27 gusht 2011 – Ka edhe italianë të rinj në kampionatin botëror të atletikës së lehtë që nisin sot në Daegu, në Korenë e Jugut.

Jean-Jacques Nkouloukidi, me baba kongolez dhe nënë haitiane, është 19-vjeçar i rritur në Ostia të Romës dhe dot përfaqësojë Italinë në garën e 50 km marshim. Padyshim më e shpejtë është gara e Jacques Riparelli, 18-vjeçar me baba italiane nënë nga Kameruni, që jeton që kur ishte i vogël në provincën e Venecias dhe do të marrë pjesë në stafetën 4X400.

Mes atleteve vajza, hedhja e shtizës shpreson te Zahra Bani, vajzë e një italiani dhe një somalezeje, e lindur 31 vjet më parë në Mogadisho dhe që jeton në Giaveno të Torinos që kur ishte dhjetë vjeç. Ndërsa 28-vjeçarja Libania Grenot Martinez, italo-kubane që ka marrë shtetësinë italiane për martesë, do të jetë në pistë  për stafetën 4×400.

Nuk është për t’u çuditur që në delegacionin e kaltër ka vetëm një atlet me të dy prindërit imigrantë të huaj, me gjithë numrin e lartë të të rinjve të brezit të dytë që praktikojnë sportin në Itali, edhe në nivel profesionistësh. Problemi është që për shumicën dërrmuese të tyre, të bëhen italianë është shumë e vështirë, për shkak të ligjit të shtetësisë.

Eusebio Haliti
E njeh mirë këtë problem Eusebio Haliti, 19 vjeç kampion italian i të rinjve në 400 metra indor dhe në pistë. Ka lindur në Shqipëri dhe jeton në Itali që prej vitit 2000 por vetëm nga 2002-shi është regjistruar si rezident në komunë: kështu që mund të kërkojë shtetësinë italiane vetëm në vitin 2012, tepër vonë për të realizuar ëndrrën e tij që të marrë pjesë në olimpiadën e Londrës me fanellën e Italisë.

Rasti i tij ka përfunduar deri në Parlament, kur pak javë më parë deputetët e PD-së Francesco Boccia dhe Michele Ventura i kanë kërkuar qeverisë të mos diskriminojnë të rinjtë, që “edhe pse kanë lindur apo janë rritur në Itali dhe ndihen italianë, konsiderohen gjithsesi të huaj”.

Elvio Pasca

Flukset. Shpërndahen 1300 kuota të reja për konvertimet e lejeve të qëndrimit

Nis sot Festivali ndërkombëtar i filmit në Durrës