Prej disa javësh kam marrë shtetësinë italiane. Dua të di nëse për këtë arsye mund të kërkojë shtetësinë edhe bashkëshortja me të cilën kam shumë vite martuar. Ç’kritere duhet të përmbushë?
Edhe për bashkëshortët joitalianë të qytetarëve të huaj që kanë fituar shtetësinë italiane aplikohet neni 5 i Ligjit 91/1992 që parashikon mundësinë e marrjes së shtetësisë italiane për martesë.
Kjo do të thotë që i huaji mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë, nëse janë të dy rezidentë në Itali, vetëm pas dy vjetëve nga çasti kur bashkëshorti është bërë italian (edhe nëse kanë më shumë vite martese) ose pas tre vjetëve nëse çifti është resident jashtë Italisë. Natyrisht nëse martesa është bërë pas marrjes së shtetësisë nga njëri prej bashkëshortëve koha nis nga data efektive e martesës. Kriteri i dy apo tre vjetëve përgjysmohet nëse çifti është me fëmijë, të lindur apo të birësuar, nuk përbën asnjë dallim.
Për të ditur nga kur nis llogaritja e kriterit kohor, duhet mbajtur parasysh që i huaji bëhet efektivisht italian nga e nesërmja e betimit në Komunë apo pranë Përfaqësisë diplomatike italiane jashtë vendit.
Për shembull, nëse çifti jeton në Itali e njëri prej tyre ka bërë betimin në Komunë më 24 janar 2015, ai është bërë italian nga 25 janari 2015. Në këtë rast bashkëshorti akoma i huaj mund të paraqesë online kërkesë për shtetësinë italiane nga 25 janari 2016 nëse çifti ka/bëhet me fëmijë, ose nga 25 janari 2017 nëse nuk kanë fëmijë. Në rast se çifti jeton jashtë Italisë, kërkesa mund paraqitet nga 25 janari 2018 nëse çifti është pa fëmijë e nga 25 korriku 2016 në rast se kanë fëmijë.
Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)