in

Jam bërë italiane kam sjellë këtu time më. Unë iki, po ajo a mund të rrijë?

Kam marrë shtetësinë italiane e bëra bashkim familjar me nënën që tani jeton me mua dhe e kam në ngarkim. Prej pak muajsh jam transferuar për punë në një tjetër Vend e rezultoj në listën e italianëve rezidentë jashtë shtetit. Ime më mund të ripërtërijë kartën e qëndrimit edhe nëse unë nuk jam më rezidente në Itali?

Ligji nr. 30/2007 është ai që disiplinon hyrjen dhe qëndrimin e familjarëve jokomunitarë të shtetasve italianë apo të BE-së. Sipas këtij ligji, nëse shtetasi komunitar (italian apo i një shteti tjetër të BE-së qoftë) largohet nga vendi, pra nuk rezulton më rezident në Itali, vdes apo bien lidhjet familjare (në rastin kur bëhet fjalë për bashkëshortët), familjari jokomunitar që rezulton titullar i një karte qëndrimi dhe është në marrëdhënie pune mund të kërkojë konvertimin e dokumentit në një leje qëndrimi për motive pune.

Në rast se familjari është krejtësisht në ngarkim të qytetarit italian apo komunitar që nuk është më rezident në territorin e Italisë, nuk mund të ripërtërijë dokumentin e qëndrimit pasi bie kriteri themelor i bashkëjetesës me qytetarin komunitar që e ka në ngarkim. Në këto rrethana, familjari humbet të drejtën e qëndrimit, me përjashtim rasteve kur është fjala për të mitur që ndjek një shkollë dhe për prindin që e ka në ngarkim.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Flukset. Nga 20 dhjetori nis dërgimi i kërkesave për konvertimet e ardhjet e reja

Gioia Tauro. Bllokohen 78 tonë fishekzjarre kineze me destinacion Shqipërinë