in

Jam bërë me fëmijë, është italian. Po unë mund të marr shtetësinë italiane?

Sapo jam bërë me fëmijë që ka nënën italiane e për rrjedhojë edhe bebi mori automatikisht shtetësinë italiane. Meqë jam babai, a mund të marr shtetësinë italiane edhe unë?

Prindërit e qytetarëve italianë nuk bëhen automatikisht italianë. Ligji italian mbi shtetësinë 91/1992 parashikon që shtetasit italianë t’ua përcjellin shtetësinë bijve, sipas parimit të gjakut, “ius sanguinis”. Por nuk parashikon të kundërtën, pra që shtetësia të kalojë nga bijtë te prindërit.

Në pyetjen tuaj nuk specifikoni nëse jeni apo jo i martuar me nënën e fëmijës.

Në rast se jeni të martuar, mënyra më e shpejtë për t’u bërë italian është të kërkoni shtetësinë për martesë: meqë keni një fëmijë, mund të paraqisni kërkesën pas një viti rezidencë në Itali pas martese.

Nëse nuk jeni i martuar me nënën e fëmijës, por sidoqoftë jetoni rregullisht në Itali, mund të kërkoni shtetësinë për rezidencë. Është një rrugë ca më e gjatë se e para, pasi nevojiten dhjetë vjet rezidencë para paraqitjes së kërkesës, madje administrata ka liri gjykimi në marrjen e vendimit pozitiv apo negativ.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shqiptarë të Serisë A

Mbyllet në Zagreb aventura e Skënderbeut në Ligën e Kampionëve