in

Janë kosovarë gjysma e turistëve të Shqipërisë

Në përfundim të sezonit turistik veror, si çdo vit janë bërë bilancet jo vetëm nga ana e analistëve të shumtë, por edhe nga vetë institucionet shqiptare. Në një konferencë për shtyp, ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe sporteve Aldo Bumçi deklaroi se janë shfaqur sërish probleme në vend. Sipas ministrit mbetet i lartë informaliteti i të dhënave për vendqëndrimet e turistëve, vazhdon problemi i ndotjes së disa plazheve, megjithëse për parandalimin e këtij fenomeni është ngritur një task-forcë e posaçme.

Ministri përsëriti shifrën prej rreth 3 milionë turistë ose shqiptarë me banim jashtë vendit, që kanë ardhur gjatë 8 mujorit të parë të 2011 në Shqipëri. Dy milionë e 120 mijë janë ata me shtetësi të huaj, ndërsa 870 mijë janë shqiptarët e ardhur nga jashtë.

Duke u bazuar në shifra mund të thuhet shkurt se mbi gjysma e turistëve që kanë shkuar në Shqipëri janë kosovarë (51% e numrit të përgjithshëm). Më pas radhiten maqedonasit (11%), malazezë (5%), italianë (5%), grekë (5%), gjermanë (3%) etj.

 

Përgatitjet e fundit për regjistrimin e popullsisë

Ongini: “Me nxënës nga e gjithë bota, Italia ka vetëm përfitim”