in

Mbi 30 mijë, ndërmarrjet në Itali të krijuara nga shqiptarë

Në vitin 2012, rreth gjysmë milioni ndërmarrje kanë për titullarë shtetas të huaj, 5,8% më shumë se një vit më parë. Në vendet e para renditen marokenët, kinezëte shqiptarët. Edhe pse të pakta në numër, ndërmarrjet e kosovarëve janë ato me rritjen më të lartë në përqindje: në një vit janë shtuar me 37,6%.

Romë, 4 mars 2013 – Në fund të vitit 2012, janë 477.519 ndërmarrjet e drejtuara nga persona të lindur jashtë Italisë, me një rritje vjetore me 24.329 apo 5,8%. Këtë thotë raporti i fundit i Unioncamere.

Ndër shtetet nga vijnë titullarët e ndërmarrjeve, konfirmohet i pari Maroku me 58.555 titullarë. Në vend të dytë është Kina nga vijnë 42.703 emigrantë që kanë hapur ndërmarrje në Itali dhe në vend të tretë Shqipëria, me 30.475 titullarë ndërmarrjesh. Edhe pse të tretët në renditje për numër ndërmarrjesh, rritja vjetore e ndërmarrjeve të shqiptarëve mbetet nën rritjen mesatare të të gjitha ndërmarrjeve të të huajve: në një vit ndërmarrjet e shqiptarëve janë shtuar me 549 njësi apo me 1,8%. Edhe pse të pakta në numër, vetëm 920, janë ndërmarrjet e shtetasve kosovarë ato që kanë rritjen vjetore më të lartë në përqindje: +37,6%.

Ndërsa në shifra absolute, rritjen vjetore më të lartë e kanë parë ndërmarrjet me titullarë nga Bangladeshi që janë shtuar me 3.180 njësi.

Kontributi i të huajve në shtimin e ndërmarrjeve private gjatë vitit 2012, sipas Unioncamere, “ka qenë vendimtar për të ruajtur pozitiv bilancin  anagrafik të të gjithë sistemit sipërmarrës italian (që gjatë vitit të shkuar është rritur me vetëm 18.911 njësi)”.

Ndërsa në shifra absolute rritjen vjetore më të lartë e kanë parë ndërmarrjet me titullarë nga Bangladeshi që janë shtuar me 3.180 njësi.

Kontributi i të huajve në shtimin e ndërmarrjeve private gjatë vitit 2012, sipas Unioncamere, “ka qenë vendimtar për të ruajtur pozitiv bilancin  anagrafik të të gjithë sistemit sipërmarrës italian (që gjatë vitit të shkuar është rritur me vetëm 18.911 njësi)”.

Nga pikëpamja e strukturës organizative, në pjesën dërrmuese (385.769 ndërmarrje, l’80,8% të të gjithave) janë aktivitete sipërmarrësish emigrantë të ngritura me formën e sipërmarrjes individuale, më e thjeshta, ndërsa shoqëritë me kapital (46.239) përbëjnë vetëm 9,7%. Gjithnjë e më të pranishme kooperativat: rreth 8 mijë, të shtuara në një vit me 8,2%.

Ndërmarrjet e të huajve janë të pranishme kryesisht në telekomunikacion (34,9% të të gjithave kanë titullarin të huaj), në konfeksionimin e artikujve të veshmbathjes (24%) në punimet e specializuara të ndërtimit (18,9%).

Red. Shqiptari i Italisë

 

Cittadinanza: appello delle nuove generazione ai neoparlamentari

Assistenza sanitaria agli stranieri ricongiunti con la famiglia in Italia