in

Jo me perçe në publik

Në fund të tetorit, Dhoma e Deputetëve do të diskutojë një projektligj që ndalon mbulimin në publik të fytyrës

Romë, 5 tetor 2011 – Ashtu si Belgjika, Hollanda e Franca, edhe Italia po ndalon përdorimin në publik të perçes, burkës, nihabit apo vellove të tjera që mbulojnë fytyrën. Në të vërtetë janë pak të përhapura ndër komunitetet myslimane që jetojnë këtu, por shpesh kanë përfunduar në qendër fushatash të debatuara mediatike.

Në fund të tetorit, Dhoma e Deputetëve do të diskutojë një projekt ligj që ndalon mbulimin në publik të fytyrës me veshje të çdo lloji, përfshirë ato me origjinë etnike apo kulturore. Përjashtimet e vetme të lejuara janë ato të diktuara nga arsye shëndetësore, profesionale apo të lidhura me manifestime sportive, artistike ose tradicionale.

Kush nuk respekton ndalimin do të rrezikojë nga 300 deri në 500 euro gjobë, që gjykatësi i paqes mund të kthejë në punë të detyrueshme falas pranë shoqatave që merren me integrimin. Padyshim më të rënda ndëshkimet për ata që detyrojnë dikë të mbulohet, vepër penale e dënueshme me burgim deri në një vit, gjobë deri në 3 mijë euro dhe hedhjen poshtë automatikisht të një kërkese të mundshme për shtetësinë italiane.

Autoritetet shqiptare mblidhen në festën e ambasadës amerikane

Imigracioni në garë për Oskar