in

“Jo në emrin tim”. Myslimanët në shesh kundër terrorizmit

Të shtunën pasdite në Romë do të mbahet manifestimi “Not in my name”. “Islamizmi është paqe, të izolojmë çdo radikalizëm, të mbrojmë të rinjtë nga predikuesit e dhunës”

Romë, 19 nëntor 2015 – Në Itali feja myslimane ka shumë zëra, e shumë prej tyre janë dëgjuar pas masakrasës së Parisit për të dëshmuar edhe njëherë solidaritetin e tyre me viktimat dhe distancën nga ekzekutuesit që justifikojnë me besimin fetar barbaritë e tyre.

Tani myslimanët e myslimanet e Italisë do të dalin edhe në shesh, për të ritheksuar që terrorizmi nuk vret në emër të tyre. Takimi, i hapur për të gjithë, qytetarë italianë e të huaj, shoqata fetare dhe laike, është për të shtunën 21 nëntor, në orën 15.00 në sheshin Santi Apostoli në Romë, për manifestimin kombëtar “Not in my Name” (aderimet në notinmynameitalia@gmail.com).

“Ky kancer – shpjegojnë organizatorët e manifestimit – fyen e tradhton mesazhin autentik të islamizmit, fe që jetojmë dhe interpretojmë si rrugën e bashkëbisedimit dhe të bashkëjetesës paqësore me të gjithë bashkëqytetarët tanë pa asnjë dallim besimi fetar. Kjo kthesë e dhunshme përfaqëson sot rrezikun më të egër për të ardhmen e përbashkët të shoqërisë sonë”.

“Duam të bëjmë thirrje – shtojnë – për një kthesë të fortë në marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe Shtetin italian sepse jemi e ndihemi pjesë e tij integruese. Ndaj ftojmë të gjithë myslimanet dhe myslimanët e Italisë për një mobilizim që, duke izoluar çdo formë, edhe pse minimale, të radikalizmit, të mbrojë në veçanti brezat e rinj nga pasojat e predikimit të urrejtjes dhe dhunës në emër të besimit fetar”.

“Në këtë çast të vështirë historik, myslimanet dhe myslimanët e Italisë janë aletatët tanë më të çmuar në këtë sfidë ndaj terrorizmit, një sfidë që do të fitojmë të gjithë të bashkuar duke pasur për zemër respektin për shenjtërinë e jetës dhe dënimin e çdo forme të radikalizmit” komentojnë Luigi Manconi, senator dhe kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut dhe Khalid Chaouki, deputet i PD-së dhe coordinator i deputato del Pd e grupit parlamentar për imigracionin, këto ditë viktimë sulmesh raciste dhe kërcënimesh të rënda në Facebook.

Chaouki është ndër të parët që ka kërkuar që myslimanët e Italisë të dalin në shesh kundër terrorizmit. “Këtij hapi cilësor të terrorizmit – shpjegon – nevojitet një hap cilësor parallel në mënyrën e përgjigjes nga anë e myslimanëve. Duhet një manifestim sa më i unifikuar, edhe për t’u hequr çdo justifikim atyre që po përdorin tragjedinë e Parisit për të sulmuar mbarë komunitetin islamik”.

Lexo edhe: “Jo terrorizmit, luftërave dhe islamofobisë”. Myslimanët në shesh edhe në Milano

 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Bari. Sekuestrohen në port 1.650 kg marihuanë

Treviglio. Gjendet i vrarë 29-vjeçari Vorfi