Kryetarja e Kuvendit popullor të Shqipërisë vlerësohet me “Mediterraneo Award”
Romë 22 korrik 2010 – “Mediterraneo Award”, çmim i rëndësishëm ndërkombëtar, në edizioni e tij të dytë, do t’i jepet kryetares së Kuvendit Popullor, Jozefina Toppallit.
Lajmin e ka dhënë Sergio De Gregorio, kryetar i delegacionit italian pranë Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet, të martën më 27 korrik, në sallën e Këshillit të Komunës së Caprit, në prani të kryebashkiakut Ciro Lembo dhe të autoriteteve të tjera vendore.
“Ky është një rast unik për të dëshmuar marrëdhëniet e jashtëzakonshme mes dy vendeve, strategjike për qëndrueshmërinë në Mesdhe, një urë mes tregjeve të lindjes dhe të perëndimit. Funksioni i Mesdheut në proceset e ndërkombëtarizimit dhe disiplinimit të marrëdhënieve politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare, por edhe të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, është gjithnjë e më rëndësishme për çdo perspektivë të ardhshme të të gjithë popujve mesdhetarë. Në zemër të Mesdheut – vazhdon kryebashkiaku De Gregorio – lidhjet politike, historike e kulturore karakterizojnë marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë. Marrëdhënie veçanërisht të ngjeshura dhe të frytshme. Sot qindra mijëra shqiptarë jetojnë të integruar më së miri në Itali dhe janë, me të drejtë, krenarë për origjinën e tyre”.