in

Kakavijë. Për festa, kanë hyrë 70 mijë e kanë dalë 45 mijë shqiptarë

Vazhdon karvani i gjatë i makinave dhe i autobusëve në hyrje në pikën kufitare të Kakavijës. Të shumtë edhe shqiptarët që shkojnë për festat e fundvitit në Greqi

Tiranë, 28 dhjetor 2011 – Ka vijuar edhe sot fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në qarkun e Gjirokastrës njofton se “gjatë 15 orëve të fundit pranë vendkalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë 6.500 shtetas shqiptarë, 3.200 automjete, si dhe 70 autobusë të linjës ndërkombëtare”. Sipas statistikave nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit të qarkut të Gjirokastrës, gjatë 10 ditëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri mbi 70 mijë emigrantë, ndërsa 45 mijë kanë dalë nga territori shqiptar nëpërmjet vendkalimit kufitarë të Kakavijës, në jug të vendit.

“Aktualisht situata në Kakavijë paraqitet e qetë, por parashikohet në nesër dhe pasnesër fluksi i emigrantëve që vijnë në atdhe të dyfishohet”, thuhet në komunikatën e policisë kufitare.

Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy  vendkalime kufitare, ai i Kakavijës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe “Tre Urat”, që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

Bari. Në ballkon për të parë fishekzjarrët, e godet një plumb

Maqedonia ngre këshillin organizativ për 100-vjetorin e Ditës së Flamurit