in

Kam lejeqëndrim për studime, a mund të punoj?

Jam studente e huaj me leje qëndrimi për studime. Më kanë ofruar një punë me kohë të pjesshme të mbaj një fëmijë. A mund të më punësojnë? Duhet të konvertoj lejen që kam?

Romë, 17 nëntor 2016 – Lejeqëndrimi për studime lëshohet për të studiuar në Itali. Por ligji lejon që me atë lloj lejeje të mund të zhvillohet punë e varur , por brenda disa kufijve specifikë që kanë të bëjnë me orarin e punës. Në veçanti, mund të punësohet një shtetas i huaj mbajtës i një lejeje qëndrimi për studime me kusht që orari i punës të mos kapërcejë 25 orë në javë që mund të jënë të mbledhshme për 52 javë deri në kufirin maksimal të 1.040 orëve vjetore.

Kjo do të thotë që punonjësi në fjalë mund të punësohet pa qenë e nevojshme të ndërrojë lejen e vet të qëndrimit për studime, madje, edhe po të donte, nuk do të ishte e mundur dhe zyra kompetente e shqyrtimit të kërkesës së konvertimit do ta hidhte poshtë.

Konvertimi në një leje qëndrimi për punë është i pranueshëm vetëm nëse orari i punës së parashikuar në kontratë është më i lartë se kufijtë e sipërpërmendur. Në këto raste, në prani të kushteve të parashikuara nga ligji, do të duhet të ndiqet një procedurë e veçantë.

Punëdhënësi që ka ndërmend të punësojë një shtetas të huaj me leje qëndrimi për studime me një orar që nuk kapërcen 25 orët në javë (edhe të mbledhshme për 52 javë deri në një kufi maksimal prej 1.040 orëve vjetore) duhet sidoqoftë të bëjë komunikimin e punësimit me qëllim lidhjen e marrëdhënies së rregullt të punës.

Duke qenë se në rastin konkret bëhet fjalë për baby sitter, komunikimi do t’i bëhet INPS-it përmes rrugëve të paracaktuara (nisje telematike, asistencë e një patronati apo përmes një Call Center) të paktën një ditë përpara nisjes së marrëdhënies së punës.

Avv. Mascia Salvatore, Stranieriinitalia.it

In italiano: Ho un permesso di soggiorno per studio, posso lavorare? 

Shqiptari i Italisë
(
Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Shtetësia për bijtë e imigrantëve. Boldrini: “Reforma e dobishme për Italinë”

Punonjësit sezonalë, ndryshojnë rregullat për hyrjen dhe qëndrimin