Britanikja “The Guardian” shkruan mbi pritshmëritë që kanë tifozët e 24 skuadrave që marrin pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit
Ja sesi i përshkruajnë disa prej tyre skuadrat e zemrës:
Për Shqipërinë: “Kjo është hera e parë që ne marrim pjesë në një eveniment të tillë. Ne besojmë se mund të kalojmë fazën e grupeve. Ka vend për të qenë ende optimistë sepse ne kemi kualitete.Tek ne atmosfera është e ngjashme me atë në stadium, aty ku luhen ndeshjet e Euro 2016. Për ne është një moment historik, po kështu edhe për historinë e futbollit tonë”.
Për Zvicrën: “Të qetë. Ne nuk kemi pritshmëri të larta, pasi nuk duam të zhgënjehemi nëse gjërat nuk shkojnë si duhet. Nëse ne arrijnë të kalojmë fazën e grupeve do të jemi të lumtur. Franca është favoritja kryesore, ndërsa Rumania dhe Shqipëria do të përqiqen gjithashtu fort. E presim me padurim përballjen me Francën, çdokush do të mundë fqinjin e tij apo jo?”
Për Francën: “Mjaft optimistë. Franca zakonisht ia ka dalë mbanë në shtëpinë e saj. Michel Platini i frymëzoi drejt fitores në Euro në vitin 1984 në Parc, ndërsa në 1998 u arrit të fitohej Kupa e Botës. Ne presim të takojmë heronj të rinj këtë verë. Grupi ynë është i fortë, por çdo arritje më e ulët se gjysmëfinalja do të ishte zhgënjyese”.
Për Italinë: “Fitorja e parë na ktheu besimin. Ne u futëm në kampionat me ndeshje në play-off. Për ne nuk ka më vijë te mesme”.
Për Anglinë: “Ne do të mund të kalojmë fazën e çerek finaleve dhe pastaj do të mundemi nga skuadra e parë më cilësore. Është e vështirë që të mendosh një gjë të tillë, por mendojmë se është më e rëndësishme që të mbrohemi sesa të shënojmë veçanërisht në fazën e ‘knock-out’’’.
Për Gjermaninë: “Janë shumë mirë sërish. Largimi i Philipp Lahm, Miroslav Klose dhe Per Mertesacker ishte një goditje, ndërsa ka thashetheme për gjendjen e Bastian Schëeinsteiger. Fillimi ishte i mbarë ndaj besojmë se do të vazhdojmë të performojmë mirë”.
Për Spanjën: “Kemi besim. Spanja është ende një skuadër e fortë dhe nuk do të jetë edhe aq e lehtë për të na mundur saç ishte në kampionatet e mëparshme. Gjermania dhe Anglia janë konkurrente të forta, por besojme se do të jemi një nga gjysmë finalistët. (Nga Monitor.al)