Një shtetas shqiptar është plagosur nga një plumb i shkrehur aksidentalisht nga një karabinier që po e ndiqte. Ngjarja ka ndodhur në fundjavë në fushat në kufi mes Pizës e Livornos, gjatë ndërhyrjes për një vjedhje të sinjalizuar në Riparbella: sipas gazetave lokale i riu shqiptar është plagosur në shpatull dhe nuk duket se është në rrezik jete.
23-vjeçari shqiptar udhëtonte bashkë me një person të dytë me një fuoristrada Land Rover me drita të fikura në rrugën që lidh Volterra e Cecina. Pikërisht në këtë zonë qe sinjalizuar një vjedhje e karabinierët filluan ndjekjen e makinës, që nuk ka ndaluar, bile ka shtuar shpejtësinë e me sa duket është munduar të përplaset me makinën e forcave të rendit. Pasi ka arritur në San Martino, dy personat që ndodheshin në makinë lanë larguar me vrap në fusha e shqiptari është goditur nga një plumb në shpatull. Bëhet e ditur se plumbi është shtënë aksidentalisht nga njëri prej karabinierëve që është penguar gjatë ndjekjes. Ndërsa shqiptari është në gjendje arresti, në makinë janë gjetur vegla për hapjen e dyerve, por asnjë send i vjedhur.