Policia kufitare shqiptare bashkë me Guardia di Finanza kanë gjetur të fshehur mes shkurreve 38 çanta të mbushura me kanabis sativa
Tiranë, 22 gusht 2013 – Gjatë një kontrolli të zhvilluar sot për luftimin e trafiqeve të lëndëve narkotike në gadishulliin e Karaburunit nga Policia Kufitare të Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza, u zbulua rreth 1 ton kanabis sativa.
Sipas policisë, droga e fshehur mes shkurreve, e paketuar në 38 çanta ishte gati për t’u transportuar në drejtim të Italisë.
Forace e rendit të Vlorës kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave përgjegjës.