in

Kasacioni: “I martuar me italian? I huaji nuk dëbohet edhe nëse çifti nuk bashkëjeton”

“Mos-bashkëjetesa e përkohshme për arsye ekonomike e bën të pavlefshëm dekretin e prefektit”

Nuk mund të dëbohet imigranti me lejeqëndrim të skaduar që përkohësisht nuk bashkëjeton me bashkëshortin/en italian/e. Mos-bashkëjetesa, “e detyruar nga arsye ekonomike”, thotë Kasacioni, mund të anulojë dekretin e dëbimit të nxjerrë nga prefekti.

Në këtë mënyrë, Seksioni i Parë Civil deklaroi të papranueshme ankesën e paraqitur nga Ministria e Brendshme që kërkonte zbatimin e një dekreti dëbimi të notifikuar më 13 korrik të vitit 2007 nga Prefekti i Varese-s ndaj një imigranti jokomunitar, Ramirez A. Atij nuk i ishte përtërirë leja e qëndrimit sepse nuk bashkëjetonte me bashkëshorten italiane.

Më parë Gjykatësi i Paqes i Vareze-s, në nëntor të vitit 2007, i kishte dhënë të drejtë imigrantit duke deklaruar se ai rezultonte rregullisht i martuar me shtetasen italiane dhe se mos-bashkëjetesa në momentin e kontrollit, ishte e detyrueshme “ekskluzivisht për arsye ekonomike”. Kundër këtij vendimi Ministria e Brendshme kishte paraqitur ankesë pranë Gjykatës së Kasacionit, duke deklaruar, ndër të tjerat, se nuk ishte kërkuar përtëritja e lejeqëndrimit.

Gjykata e Kasacionit me sentencën 22230 e deklaron të papranueshme ankesën e paraqitur nga ministria, megjithëse pranon se “bashkëjetesa me bashkëshortin/en me shtetësi italiane, nuk është e supozueshme vetëm nga ekzistenca e martesës dhe duhet të provohet nga i dëbuari”, gjithashtu vuhet në dukje se “gjykatësi me një vlerësim faktikisht të motivuar, mendon se në këtë rast nuk ka pasur ndarje gjyqësore ose me mirëkuptim – rrethanë kjo e pamohueshme – dhe se mos-bashkëjetesa e përkohshme varet ekskluzivisht nga arsye ekonomike”. Të mjaftueshme për të mos vendosur nxjerrjen e imigrantit nga territori italian.

Në përvjetor të vdekjes së Pier Paolo Pasolinit

Dënohen me nga 25 vjet italianët që vranë Zef Nikollin