in

Kavajë: Rrëmbehet e shoqja e kryebashkiakut dhe detyrohet të lindë

Sekuestrohet fëmija i sapolindur, pas disa orësh gruaja hidhet në rrugë pranë shtëpisë së saj

Romë, 1 qershor 2011 – Ngjarja e paprecedentë që po trondit në këto orë Shqipërinë, ka prekur një familje të re, një grua që deri tani nuk di se ku ka foshnjën e saj. 28 vjeçarja Griselda Rroshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Kavajës, Elvis Rroshi i Partisë Socialiste, në ditët e fundit të shtatzënisë, është rrëmbyer mbrëmjen e të martës në Tiranë, në zonën e njohur me emrin Komuna e Parisit. Ajo është gjetur pranë shtëpisë së saj në Kavajë një ditë më vonë, në agim të ditës së mërkurë, e dhunuar rëndë dhe pa foshnjën në bark. Në gjendje traume të rëndë, ajo nuk arrin ende të kujtojë detaje, por në padinë që ka paraqitur pranë autoriteteve  flitet për një automjet fuoristradë ku e kanë hipur me zor tre burra të armatosur. E transportuar në një vend të panjohur, ne prani të disa personave, mes tyre edhe gra, ajo kujton që është goditur rëndë. Kujton gjithashtu se i është injektuar një serum dhe se ka lindur fëmijën që pritej të vinte në jetë ditën e premte, më 3 qershor. Sipas aktpadisë e reja është çuar në afërsi të banesës së saj dhe më pas është lënë buzë një kanali, megjithëse e lënduar rëndë dhe me hemorragji të madhe. Pikëpyetja e madhe tani është fati i foshnjës, përveç se identiteti i autorëve të këtij krimi kaq mizor.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posaçëm për hetimin e ngjarjes. Grupi kryesohet nga prokurori Henrik Ligori dhe përbëhet nga agjentë të policisë kriminale.

Ndërkohë Griselda Rroshi është transferuar në Tiranë ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së mjekëve ligjorë. Bashkëshorti i saj Elvis Rroshi u kthye urgjentisht nga Italia ku ndodhej prej pak ditësh. Ai u shqua në zgjedhjet e fundit arriti të fitojë në Kavajë, qytet i ku që nga mbajtja për herë të parë të zgjedhjeve lokale, qeverisej nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Duhej të kishte qenë një verë e mrekullueshme për çiftin Rroshi si në aspektin e karrierës ashtu dhe në atë privat, me një fëmijë që do të mbërrinte në një fillim qershori. Një fëmijë që tani nuk dihet se në ç’duar ka përfunduar, i ardhur në jetë në kushte çnjerëzore dhe pa përkëdheljen e parë që çdo nënë i bën foshnjës së vet. E një nënë e re, pa foshnjën e vet në krah e që ndoshta nuk e di se çfarë haraçi po paguan.

Elezioni{br} Il centrodestra perde anche tra gli immigrati

Ngjarja e tmerrshme e Kavajës, trillim i protagonistes