“Miss Shqipëria 2011” u shpall 17 vjeçarja Kejdi Jashari. Edicioni i 13-të i spektaklit këtë vit u zhvillua në Kalanë e Skënderbeut në Krujë. 31 pretendentet për titullin, të zgjedhura mes 450 aplikueseve, nga Shqipëri, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Organizatorët bëjnë të ditur se nuk kanë munguar edhe vajzat shqiptare nga vende më të largëta si Shtetet e Bashkuara.
Por mes tyre triumfoi Kejdi, një vajzë sygjelbër nga Tirana e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e bukurisë Miss Bota që do të zhvillohet më 6 nëntor në Londër.
Për realizimin e spektaklit, në një lartësi prej 560 metrash e në një sipërfaqe prej 800 metra katrorë, u desh një angazhim i madh mjetesh. Madje bëhet e ditur se janë dashur edhe mjetet e rënda të ushtrisë për çuarjen dhe vendosjen e skenografisë në një terren kaq të pjerrët.
Shiko foto të tjera të Kejdi Jasharit