in

Kledi Kadiu, sërish protagonist në RAI5

Pas suksesit të 12 javëve të para me programin e tij  kushtuar baletit “Step – Passi di danza”, Kledi do të vazhdojë me të njëjtin program edhe për katër javë të tjera. Katër Speciale që do të kenë për protagoniste dy balerina të mëdha Carla Fracci dhe Eleonora Abbagnato, dhe dy kritike të baletit Vittoria Ottolenghi dhe Elisa Guzzo Vaccarino.

Programi i Kledi Kadiut, “Speciale Step – Passi di Danza” në RAI5 do të rinisë nga e shtuna, 12 mars, në orën 21.00.

Ndërkaq, më 19 e 26 shkurt, dhe 5 mars  RAI5 po jep replikat e disave prej pjesëve të para të programit.

Ndërsa në turnè me “Non solo Bolero”, balerini i famshëm po shëtit skenat e mbarë Italisë. Javën e parë të marsit janë edhe datat e fundit të shfaqjes: më 3 mars do të jetë në Teatrin e Palmave në Napoli dhe më 4 mars në Teatrin Ricciardi në Capua.

Mars 1991: Shënomëni edhe mua/2

Kontratat e qiradhënies/2