in

Kolegji mbyll lojën{br}Është Basha kryebashkiak i Tiranës

Çpërmbante kërkesa ankimore e PS-së

Top Channel, zbuloi më datë 6 korrik kërkesë padinë e PS-së të datës 2 korrik, kur deri në atë kohë për këtë ankimim të fundit nuk dihej asgjë e pritej që Kolegji të merrte një vendim mbi kërkesë padinë e datës 30 qershor.

Në kërkesën ankimore të 2 korrikut, që mban firmën e Sekretarit për Çështje Juridike në PS, Fatmir Xhafaj, thuhet se “Arsyetimi i KQZ dhe vendimet Nr. 1094 të datës 16-06-2011 e numër 1158 datë 23-06-2011 janë treguesi evident i pabazueshmërisë në ligj të vendimit të marrë për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr. 164 paraqitur nga PS.

“Vendimi numër 1158 datë 25.06.2011 në pikën 3 ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për kryetar të bashkisë Tiranë dhe ka shpallur fitues z.Lulzim Basha. Ky është vendimi për shpalljen fitues dhe nga ky moment lind e drejta subjektit zgjedhor të kërkojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Këtë ka bërë PS më kërkesën drejtuar KQZ-së”.

Juristët e PS argumentojnë se kërkesa ankimore Nr. 164 është në afat dhe është paraqitur përpara organit kompetent KQZ  pasi kemi të bëjmë me afate të reja për tu ankimuar. Ja cili është argumenti.

“Në bazë të parashikimeve të nenit 123 e 160 të Kodit Zgjedhor e urdhrit të bërë me vendim të Kolegjit, që ka anuluar një vendim të mëparshëm të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit, kemi të bëjmë me një vendim të ri, fillestar për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë Tiranë pasi nuk ekzistojnë vendime të mëparshme të këtij lloji nisur nga vendimi gjykatës. Duke qenë një vendim i ri në mungesë të vendimeve të mëparshme, në bazë të dispozitave të sipërcituara  kemi afate të reja për paraqitje të kërkesës ankimore, afate që nisin nga data e vendimit që ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit së fundmi, çka na çon pikërisht tek vendimi nr. 1158, dt. 25-06-2011 i KQZ dhe nisja e llogaritjes së afateve nga ajo datë sipas përcaktimeve të nenit 124 dhe 126 të Kodit Zgjedhor”.

Arsyetimi KQZ-s sipas socialistëve është tërësisht i pabazuar në ligj dhe akoma më shumë përmban shprehje dhe qëndrime që nuk kanë të bëjnë me fazën e shqyrtimit parashikuar nga neni 130 i Kodit Zgjedhor.

PS thotë se KQZ është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese nisur nga kërkimi i paraqitur duke u plotësuar kushtet e kërkuar nga nenet 124, 130 dhe 160 të Kodit Zgjedhor.

Për sa më sipër PS në ankimimin i kërkon Kolegjit anulimin e vendimit të KQZ Nr. 1160 dhe detyrimin e KQZ të shqyrtojë kërkesën ankimore të PS.

Burime nga Gjykata e Apelit pohojnë se në shortin e hedhur për këtë kërkesë ankimore relatore do të jetë gjykatësja Sashenka Jonuzi dhe anëtarë gjyqtarët Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Meriban Mullai dhe Marie Qirjazi.

E përbashkëta e dy ankimeve të PS në Kolegjin Zgjedhor është kërkesa për pavlefshmëri të zgjedhjeve për Tiranën.

Komisioni i Venecias ka kryer një studim me titull “Raport bazuar në shifra për administrimin e një mashtrimi elektoral” që mban datën 16 dhjetor 2010 për llogari të “Komisionit për demokraci përmes ligjit” ku aderon edhe Shqipëria.

Autorë të raportit janë dy ekspertë. Bullgari Nikolai Vulchanov dhe suedezi Anders Eriksson.

Por çfarë parashikon ky studim për raste të ngjashme si ai ku ndodhet Shqipëria, ku nga tabela përfundimtare e KQZ mospërputhja është 754 vota?

Përgjigja ndodhet në pikën 140 dhe 141 ku trajtohet çështja e rinumërimit dhe përsëritja e votimit.

“Kur kemi gabime njerëzore gjatë numërimit të votave, garuesit mund të kërkojnë rinumërim të votave ose të kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve. Kjo ndodh në ato raste kur garuesit vërejnë manipulim të hapur apo ndodhen në një situatë kur s’është e mundur përcaktimi i rezultatit përfundimtar. Kërkesa për rinumërim apo përsëritje të zgjedhjeve duhet të referohet për çdo qendër votimi veç e veç apo për të gjitha zonat elektorale. Kjo ndodh kur rezultati është shumë i ngushtë dhe besohet se rinumërimi apo ripërsëritja votimit ka impakt në rezultat”.

Korçë: Arrestohen 4 vetë për falsifikim të pasaportave biometrike

Miratohet në Kuvend projektligji mbi regjistrimin e popullsisë