FIFA e rendit pesë vende më lart se një muaj më parë
Renditja e FiFA-s, ndryshe nga herët e tjera, sjell lajme të mira për kombëtaren shqiptare. Pas dy fitoreve radhazi në ndeshjet miqësore – kundër Katarit (2-1) dhe kundër skuadrës së fortë të Iranit (1-0) – skuadra e stërvitur nga italiani Gianni De Biasi ngjitet pesë vende në klasifikim. Tani ajo renditet në vendin e 79-të me 451 pikë, kundrejt atij të 84-të që zinte në klasifikimin e mëparshëm të muajit maj.
Italia mbetet në vendin e 12-të, ndërsa treshja e “podiumit” të nderit përbëhet nga Spanja, më pas radhitet Uruguai dhe Gjermania që zbret në vendin e tretë.