in

Komisioni i Jashtëm i PE-së miraton projekt-raportin për liberalizimin e vizave

Tiranë, 7 shtator 2010 – Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar të hënën më 6 shtator projekt-raportin e Komisionit Europian  për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Burime nga PE bëjnë të ditur se komisioni i Jashtëm votoi me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime draft raportin e KE për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Ky projekt, i miratuar nga komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, duke kaluar kështu një ndër votimet paraprake, pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator, dhe më pas do të jenë ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian. Ministrat e Brendshëm të BE-së pritet të japin mendimin e tyre lidhur me propozimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët dhe boshnjakët në mbledhjen e 7-8 nëntorit në Bruksel dhe pas kësaj vendimi pritet të hyjë në fuqi para Krishtlindjeve.

Përfaqësuesit europianë që inspektuan Shqipërinë gjatë verës së këtij viti vlerësuan se një pjesë e madhe e kushteve teknike është përmbushur por se ende duhet bërë kujdes me sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përgjimin e rrjeteve kriminale. Katër ditë më parë, më 2 shtator, Komiteti për Çështjet e Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, pasi u njoh me rezultatet e misionit të fundit faktmbledhës për liberalizimin e vizave të Komisionit Evropian, doli me konkluzionin se Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina kanë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

X Factor 4, Dorina Leka mes 12 konkurrentëve

Integrimi në Rumani, mes të kaluarës dhe modernizmit