in

Komisionit i Venecias dhe ODIHR në Tiranë për reformën zgjedhore

Një delegacion i kryesuar nga sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, po bën një vizitë dyditore në Shqipëri për të diskutuar me autoritetet mbi reformën zgjedhore

Tiranë, 24 tetor 2011 – Një delegacion i Komisionit të Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Evropës, i përbërë nga ekspertë të pavarur ligjorë, së bashku me ekspertë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) ka shkuar në vizitë dyditore në Tiranë për të shkëmbyer pikëpamjet me autoritetet kombëtare dhe aktorët e tjerë, në lidhje me legjislacionin dhe praktikën zgjedhore shqiptare. Delegacioni kryesohet nga sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert.

Delegacioni ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme, dhe më pas do të takohet me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Punëve të Jashtme, përfaqësues të partive politike, autoritete të tjera kombëtare dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të pranishëm në Shqipëri.

Delegacioni ka për qëllim të hartojë një opinion të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR-in për përmirësime në kodin elektoral në Shqipëri. Pas zgjedhjeve lokale, dhe në veçanti pas problemeve të hasura në lidhje me zgjedhjet e fundit për kryebashkiakun e Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, më 24 gusht, kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias se “çfarë ndryshimesh duhen bërë në legjislacionin dhe praktikën zgjedhore në Shqipëri në dritën e përvojës së kohëve të fundit”.

Pas takimit me ministrin Haxhinasto, drejtuesi i delegacionit, sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert u shpreh se, “Komisioni i Venecias është këtu se kemi marr një detyrë nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së për të parë çfarë përmirësimesh mund të bëhen në të ardhmen në përmirësimin e ligjit zgjedhor që të shmangen krizat në të ardhmen”.

“Detyra jonë është të bëjmë rekomandime për të ardhmen dhe jo vlerësime për të kaluarën”, theksoi Markert. “Do të kemi shumë takime me përfaqësues të institucioneve të larta dhe të partive politike”, u shpreh Markert, i cili shtoi se, “rekomandimet e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias do të adoptohen në takimin e ardhshëm në Vjenë më 16-17 dhjetor, ku do të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues shqiptarë”.

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u shpreh pas takimit me delegacionin e  Komisionit të Venecias dhe ekspertë nga Zyra e OSBE-së se, “rekomandimet do të jenë pika jonë e referencës për reformën e ardhshme zgjedhore”.

Haxhinasto theksoi se, “gjeta mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë nga përfaqësuesit e Komisionit të Venecias dhe ODIHR dhe do të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm”.

“Shqiptare? E ndaluar hyrja në diskotekë!”

Legalizime të rreme: 19 arrestime dhe 120 denoncime