in

Legalizime të rreme: 19 arrestime dhe 120 denoncime

Zbulohet një organizatë kriminale në Toskana: të huajt klandestinë kanë paguar deri 10 mijë euro për të marrë lejen e qëndrimit

Romë, 24 tetor 2011 – Zbulohet një organizatë kriminale e specializuar në legalizime të rreme si bashkëpunëtorë familjarë të punonjësve të huaj, kryesisht kinezë me banim në Prato.

Policia e Pistoias po ekzekuton sot 13 urdhër arreste, 7 në burg e 6 në arrest shtëpie, ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar gjatë hetimeve. Mes personave për t-u arrestuar edhe dy ekonomistë të Valdinievoles.

Veç tyre janë paditur edhe 120 persona të tjerë. Sipas hetuesve të huajt klandestinë i kanë paguar nga 10 mijë euro organizatës, të përbërë nga italianë e kinezë që punonin për studiot e drejtuara nga dy ekonomistët, për të marrë lejen e qëndrimit falë punëdhënësve të rremë që pranonin të paraqisnin kërkesë për legalizim të bashkëpunëtorëve kundrejt një pagese.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes Kuesturës së Pistoias, komisariateve të Montecatini Terme e Pescia bashkë me skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë të Firences dhe Pratos, me komisariatin e Empolit dhe tre patrulla të repartit të parandalimit të krimit të Lazios.

Sipas akuzë, përfituesit e legalizimeve të rreme janë kryesisht klandestinë të punësuar në të zezë në ndërmarrje të kinezëve në Prato. Hetimet kanë nisur në mars të vitit 20010, pasi një grua – shpjegon policia – e paraqitur në Prefekturën e Pistoias për një praktikë legalizimi të një kinezi si bashkëpunëtor familjar, kërkesave për sqarime e integrim të praktikës, ka pranuar se i kishin premtuar 1.000 euro nëse do të hiqej si punëdhënëse. Nga verifikime të mëtejshme në bankën e të dhënave të ministrisë së Brendshme që mbledh kërkesat e sanatores, u zbulua që praktika ishte futur nga një kompjuter i një studioje të Monsummano Terme, me seli edhe në Prato. Për më tepër, nga i njëjti kompjuter u verifikua  se janë paraqitur rreth 70 kërkesa të ngjashme, që të gjitha për marrëdhënie punë jo ekzistuese.

13 personat, për të cilët është lëshuar urdhër arresti, akuzohen për organizatë keqbërëse, bashkëpunim në deklarime të rreme dhe mbështetje të qëndrimit klandestin në Itali. Mes 120 të paditurve ka italianë e kinezë.

Komisionit i Venecias dhe ODIHR në Tiranë për reformën zgjedhore

Rreth 100 mijë fëmijë e të rinj shqiptarë në bankat e shkollave italiane