in

Koncerti i madh i Rita Orës mbyll festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë

Festa e 100-vjetorit të Pavarësisë vazhdoi deri pas mesnatën e së mërkurës me koncertin përmbyllës që u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”.

E veçanta e mbrëmjes ishte performanca e këngëtares shqiptare, që për momentin është kryefjala e showbiz-it botëror, Rita Ora. Këngëtarja nga Prishtina, por që jeton në Londër, mbërriti në mesditë në Shqipëri enkas për të performuar për publikun shqiptar në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ora interpretoi hitet e saj më në zë të momentit, që kanë qëndruar në krye të klasifikimeve muzikore në Britaninë e Madhe dhe Amerikë.

Ajo është ngjitur në skenë rreth orës 23:20. Dhe, shoqërohej nga…Sali Berisha. Ky i fundit, që nuk ndodh shpesh ta shohësh në mes të natës dhe për më tepër në një koncert të rinjsh,  e ka shoqëruar Ritën deri përpara publikut, është fotografuar me të, ka marrë duartrokitje dhe ka zbritur për të qëndruar për pak kohë në reshtin e parë të fansave.

Koncerti i Rita Orës ishte live dhe i vetmi kusht që ajo kishte vënë ishte që të paguhej vetëm banda e saj dhe instrumentistët, me të cilët ajo këndon në çdo koncert. Rita Ora ka realizuar së fundi në Kosovë, videoklipin e këngës së saj, “Shine ya light”. 

Në koncertin përmbyllës të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, interpretuan edhe artistë të tjerë shqiptarë për mijëra të pranishëm në sheshin “Nënë Tereza”.

 

Gianfranco Fini në Tiranë: “Nëse nuk miratoni 3 ligjet, rrezikoni dy vjet vonesë në integrimin europian”

Hagë: Haradinaj është i pafajshëm