in

Konfirmohet dënimi me 21 vjet burg për Ilir Betin. Në një aksident rrugor vrau katër persona

Më 13 gusht 2011, mori autostradën në drejtimin e kundërt. Edhe për gjykatësit e Apelit, Beti ka kryer vrasje me dashje.

Romë, 20 qershor 2013 – 21 vjet e 4 muaj burg për Ilir Betin, 37 vjeçarin që më 13 gusht 2011 shkaktoi një aksident të rëndë rrugor ku mbetën të vdekur katër të rinj francezë.

Gjykata e apelit e Torinos ka konfirmuar dënimin e dhënë më parë për Betin, duke e konsideruar krimin e kryer prej tij (ashtu si edhe gjykatësit e shkallës së parë) vrasje me dashje e jo nga pakujdesia.

Gjykatësit kanë dhënë një sentencë që shkon edhe kundër kërkesave të prokurorisë që ishte e mendimit të konsideronte veprën penale të kryer nga Beti si vrasje nga pakujdesia dhe kishte kërkuar uljen e dënimit të dhënë në shkallën e parë të gjykimit në 14 vjet e katër muaj.

Për gjykatësit e apelit, Beti ishte i ndërgjegjshëm që përbënte rrezik qoftë për veten e kë udhëtonte me të, qoftë për të gjithë automobilistët që i vinin përballë, e megjithatë ka vazhduar t’i japë makinës. “Përdori makinën si të ishte armë, aksidenti rrugor është i barsvlefshëm me vrasjen me dashje.

Dinamika e aksidentit

Ilir Beti, sipërmarrës ndërtimi, shkaktoi mëngjesin e 13 gushtit 2011 një masakër të vërtetë në autostradën A26 në pjesën Voltri-Sempione.

Automjeti i tij, një Suv Audi Q7, një lloj tanksi civil, u përplas më një  Opel Astra në të cilën pesë të rinj francezë udhëtonin drejt Sllovenisë ku do të kalonin pushimet. Humbën jetën katër prej të rinjve, tre vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa e katërta ndërroi jetë disa orë më pas në spitalin e Alessandrias ku ishte çuar në gjendje shumë të rëndë.

Forcat e shpëtimit punuan gjatë për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina. Beti dhe një e re ruse që udhëtonte më të nuk kanë pësuar dëmtime. Pas një mbrëmjeje të kaluar në lokalet e Ligurias, çifti kishte hyrë në autostradë në Arenzano (Genova). Nga verifikimi që iu bë regjistrimeve të automjeteve, makina e drejtuar nga Ilir Beti ka lëvizur në drejtim të kundërt për rreth 30 km, në një zonë me pak trafik në atë orë.

Nga kontrollet ka dalë se Ilir Beti kishte në gjak një tregues alkooli prej 1,51 mikrogram për litër, tre herë më i lartë se treguesi i lejuar ngë ligji.

Ai ishte aq i dehur sa ka deklaruar se nuk e kishte kuptuar që po udhëtonte në drejtim të gabuar, kundër rrjedhës së makinave.

 

Irma Hadaj, e vrarë nga i shoqi, ka rreth 40 plagë thike në trup

Shqipëria drejt zgjedhjeve{br}Zgjedhja e shqiptarëve