in

Shqipëria drejt zgjedhjeve{br}Zgjedhja e shqiptarëve

Këto janë zgjedhjet vendimtare për historinë e progresit të Shqipërisë demokratike. E thotë këtë, mbi të gjitha, ora e historisë: janë votimet e teta pluraliste parlamentare prej ’91-shit e nuk mund të shpresojmë që Perëndimi të na lejojë të gabojmë pa fund. Madje janë shqiptarët që s’munden më të gabojnë e të mbesin të fundit në rrugen e normalitetit
Nga Gjergji Kajana

Duhet te urojme ne radhe te pare qe shqiptaret te shkojne te votojne per te zgjedhur. Shqiperia eshte ne nje te tille gjendje prapambetjeje politike, ekonomike e shoqerore (probleme me shtetin e se drejtes, perhapje e gjere e korrupsionit dhe e varferise, shkuarje drejt stanjacionit e ekonomise) sa qytetaret e saj veshtire se mund t’ia lejojne vetes luksin e mosprononcimit me vote. Te marresh pjese ne votime nuk eshte thjesht nje formule olimpike qe vendos ne paqe te shtirrur ndergjegjen politike: ne raste vendesh ne krize te perhereshme e te thelle vlerash si Shqiperia kthehet ne nje detyre ndaj nje te ardhmeje me te mire per te nenshtruar antivlerat ne mode. Ne radhe te dyte duhet te urojme qe zgjedhjet te jene te lira e te ndershme (refren i perseritur gjithmone e qe asnjehere nuk realizohet…) e vota e tyre te numerose drejt, pa i dhene shkas kontestimesh qe ne Shqiperi shpejt a vone degjenerojne ne dhune e viktima per te sjelle lote e gjak.

Eshte nje vend i lodhur, i zhgenjyer dhe moralisht i depresuar ai qe po i drejtohet kutive te votimit ne keto zgjedhje parlamentare. Prej revoltes qe rrezoi komunizmin para 22 vjetesh shume iluzione se Shqiperia do te merrte nje rruge te qarte zhvillimi ne sensin perendimor (rritje e qendrueshme ekonomike, perhapje e drejte e mireqenies, shtet funksional qe i sherben qytetaret e nuk i sheh si bankomat per te zgjatur jeten e tij parazite, politike e konsensusit) kane rene. Politika eshte kthyer ne nje loje autoreferenciale per pushtet e i jep ze e buke veç atyre qe e pranojne ne kete forme parazitare, pa pranuar brenda saj ata qe mund ta kthejne ne funksionin e saj paresor: t’u sherbeje qytetareve duke mireadministruar jeten e tyre te perbashket ne komunitet. Kjo shpjegon shume pse thirrjet per abstenim te votimeve e skede te bardhe (lenie e paplotesuar e fletes se votimit) gjejne gjithmone veshe degjues e do te kene me plot gjasa nje ndjekje jo te paket edhe ne diten e votimit.

Si te gjitha fushatat elektorale historike shqiptare edhe kjo e 23 qershorit eshte e mbushur me me shume sllogane (”Perpara” e “Rilindje”) sesa programe. Krahet elektorale te kryeministrit Berisha (njeriu i cili, sido qe te shkojne keto zgjedhje e sido qe te marre e ardhmja e tij politike, eshte figura qe i jep emrin historise se tranzicionit tone postkomunist) fluturojne gjithmone drejt fushates tipike populiste te denje per kulturen politike te partise ne pushtet. Lideri i hekurt i PD-se, i cili me nje mandat te trete do te kaloje per jetegjatesi politike ne pushtet idhullin e tij Zogu per te synuar mposhtjen e rekordit te Enver Hoxhes, flet per nje Shqiperi bastion qendrese ekonomike ne syrin e ciklonit te krizes finanziare globale, nje vend i besueshem qe s’ka mundur te aderoje ne BE vetem prej sterkembeshave te ngritur nga Edi Rama. Nese duam t’i japim pergjigje pyetjes se pse Berisha eshte thjesht nje njeri i se shkuares projektuar ne pushtet ne 2013-n mund te konstatojme thjesht se fjalori i tij politik e botekuptimi i tij na kthen si me telekomande ne nje date hipotetike ne fillim te viteve ’90 duke propaganduar pa lodhje ne menyre subliminale te njejtin refren : komunistet jane tek dera, vetem ne mund t’i pengojme ata te na kthejne ne diktature e prandaj ne meritojme besimin tuaj per te qendruar ne pushtet. Kete e pohon ne nje interviste te 2011-s edhe profesori italian njohes i Ballkanit Francesco Strazzari: “Pertej nje gjykimi mbi veprimtarine politike te tij, Berisha i perket se shkuares dhe, sado qe me keshillat e keshilltaresh te jashtem ka tentuar disa operacione makiazhi, propozon arsenalin e plote te logjikave te ciklit politik te tranzicionit postkomunist”.  Sikur Shqiperia e dekades se dyte te mijevjeçarit te trete te ishte ende ajo e ’91-’92-shit, epoka e triumfit te tij politik per pamundesi reagimi te kundershtarit.

Perballe njeriut te forte te kryeministrise e majta, lumturisht per te me ne fund e bashkuar, shfaq nje siguri te palekundur ne fitoren e nuk i trembet perballjeve ne publik per te shpjeguar “Rilindjen”. Edi Rama nuk terhiqet mbrapsht kur behet fjale per te demonizuar Berishen por u qendron larg toneve vetem populiste te kryeministrit, duke u shkeputur nga profili radikal i protestave qe çuan tek 21 Janari per te rrugetuar tek nje status me institucional e i moderuar, vleresuar se fundmi edhe prej analizes se institutit te studimeve IFIMES, qe, si shumica e sondazheve paraelektorale, parashikon fitoren e opozites e pensionimin e Berishes nga pushteti. Fushata e Rames e aleatit te tij Meta tregon se opozita beson pa medyshje tek ky skenar fitoreje.

Shqiptaret do te duhet te zgjedhin mes ketyre alternativave per qeverisjen e vendit, duke pasur gjithashtu mundesi te votojne edhe per partite e tjera jashte kualicioneve, ku spikasin forca nazionaliste e ish-juristit Spahiu e ajo e ish-presidentit Topi, qe rrezikon t’i marre vota kualicionit qeveritar.

Ne nje enderr te bukur e ne nje vend normal do te duhet te shpresonim ne zgjedhje te lira, te ndershme e pa probleme e kontestime. Nuk jemi nje i ketille vend. Vetem kriza e KQZ-se – e cila prej dy muajsh ka nje perberje te cunguar e nuk mund te veproje ligjerisht me kete perberje si organ apeli apo thjesht çertifikues per zgjedhjet – tregon se niveli i mosbesimit politik eshte ne nivelet e tij historikisht te larta e humbesit nuk do ta pranojne humbjen me shpirt olimpik. Politika shqiptare ka arritur t’i jape vetes vetem rregulla ne leter e pa deshire per t’i pranuar ato universalisht ne kontekstin e brendshem nese nuk sjellin uje ne mullirin e pales se prekur. Ne 23 qershor shqiptaret do te shkojne te zgjedhin por mund te presin shume para se ky vullnet i tyre te çertifikohet zyrtarisht nga kjo KQZ.

Ne nje pike eksponentet e bashkesise nderkombetare e analistet ne pergjithesi kane te drejte, pertej retorikes: keto jane zgjedhjet vendimtare per historine e progresit te Shqiperise demokratike. E thote mbi te gjitha kete ora e historise: jane votimet e teta pluraliste parlamentare prej ’91-shit e nuk mund te shpresojme qe Perendimi te na lejoje te gabojme pa fund. Madje jane shqiptaret qe s’munden me te gabojne e te mbesin te fundit ne rrugen e normalitetit. Nese zgjedhjet deshtojne Shqiperia rrezikon nje izolim nderkombetar qe do te thellonte tensionet sociale brenda vendit, qe gjithmone kane çuar tragjikisht ne gjakderdhje. Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen (ne radhe te pare duke votuar) se vendosin per te ardhmen e tyre e, nese nga kutite e votimit ajo nuk merr nje trajte te plotesuar, duhet te angazhohen ne menyre civile qe ajo te mos u vidhet. Ata meritojne ta zgjedhin ate pa e pare te imponuar me force nga i forti politik  i radhes. Ata nuk duhet te mendojne se votojne thjesht per te perjetesuar nje sistem sundimi skllaverues mbi ta por se, duke votuar, marrin pjese ne mireqeverisjen qe meritojne e se jane gati te angazhohen per ta pasur ate.

Konfirmohet dënimi me 21 vjet burg për Ilir Betin. Në një aksident rrugor vrau katër persona

L’Albania al voto, ma senza i suoi migranti