in

Kontrolle në kufi në Suedi e Danimarkë, “Shengeni është në rrezik”

Identifikohet kush udhëton mes dy vendeve dhe kush mbërrin nga Gjermania. Kjo është përpjekja për të penguar mbërritjet e migrantëve të parregullt dhe refugjatëve

Romë, 4 janar 2016 – Nga Suedia e Danimarka vjen një tjetër goditje ndaj lëvijes së lirë në zonën Shengen.

E para që është vënë në lëvizje është Suedia që ka rivënë kontrollet mbi personat që mbërrijnë nga Danimarka me tragete, autobusë dhe trena. Ishte që nga vitet ’50 që mes dy Vendeve nordike njerëzit lëviznin lirisht, por Stokolmi përpiqet në këtë mënyrë të pengojë migrantët e parregullt dhe refugjatët, pasi gjatë vitit 2015 ka pasur 200 mijë të tillë.

Zgjatet kështu koha për të kapërcyer Urën mbi Öresund, 15 km që lidhin Malmon me Kopenhagenin, duke krijuar vështirësi në mënyrë të veçantë për punonjësit pendolarë. Kush udhëton me tren është i detyruar të zbresë në stacionin e aeroportit të Kopenhagenit për t’iu nënshtruar kontrolleve.

Vendimi i Stokolmit ka shkaktuar edhe kundërveprimin e Kopenhagenit. Sot kryeministri danez Lars Løkke Rasmussen lajmëroi rifutjen e kontrolleve në kufirin jugor me Gjermaninë, që faktikisht nënkupton pezullimin e traktatit të Shengenit që duhet të zgjasë deri më 14 janar.

Mbyllja e kufijve nga ana e Suedisë, ka nënvizuar Rasmussen, “mund të ketë pasoja të rënda për Danimarkën” dhe “mund të sjellë rritjen e numrit të azilkëërkuesve”. Autoritetet daneze informuan zyrtarisht për vendimin Komisionin Evropian, që do të vlerësojë sa me bazë janë shqetësimet e tyre.

Ndërkaq, shqetësohet mbi të gjitha Gjermania. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane Martin Schaefer komentoi: “Liria e lëvizjes është një parim i rëndësishëm, një prej rezultateve më të mëdha ë viteve të fundit. Shengen është shumë i rëndësishëm por është në rrezik”.

“Ku ka shkuar i shumëpërmenduri qytetërim i vendeve nordike evropiane? Ku ka përfunduar qytetaria e tyre shembullore?” pyet në një komunikatë Laura Rovetto e Forza Italia-s, kryetare e Komitetit parlamentar Shengen. “Është e pakuptueshme se si asnjë zë me peshë në Parlamentin evropian dhe në Komision nuk dënon në mënyrë të prerë këtë mënyrë të vepruari”.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Në radhë edhe në vitin 2016, të pamundura vetëcertifikimet për imigrantët

Dhurata e re e Lulzim Vulashit, ushqime me gjysmë çmimi për të moshuarit