in

Kontrolle paraprake dhe 5 euro për të hyrë në Evropë pa vizë

Komisioni prezanton “Sistemi evropian i informacionit dhe i autorizimit të udhëtimeve” (ETIAS). Kërkesa online dhe verifikime paraprake përpara se të mund të udhëtohet në zonën Schengen. Ja si do të funksionojë

Romë, 17 nëntor 2016 – Kontrolle paraprake, autorizim dhe taksë prej 5 eurosh. Është ajo që pret udhëtarët e vendeve jokomunitare që sot nuk kanë nevojë për vizë për të ardhur në Evropë (siç është rasti i shqiptarëve), ndaj të cilëve BE dëshiron të marrë ca masa paraprake për të shmangur hyrjet “potencialisht të rrezikshme nga pikëpamja e emigracionit të parregullt, e sigurisë dhe e shëndetit publik”.

Komisioni Evropian ka propozuar dje ngritjen e një “Sistemi evropian informacioni dhe autorizimi të udhëtimeve” (ETIAS) për të huajt që nuk kanë detyrimin e vizës. Para se të hyjnë në zonën Schengen, këta do të duhet të paraqesin kërkesë online, duke deklaruar një sërë të dhënash. Nga emër e mbiemër, dokument udhëtimi, vendmbërritja, niveli i arsimimit dhe  punësimi deri te precedentë penalë, dëbime, sëmundje ngjitëse apo udhëtime në zona lufte.

Kërkesa do të mund të përpilohet në rreth 10 minuta dhe të rriturve do t’u kërkohet të paguajnë 5 euro. Pas nisjes, kërkesa do të përpunohet nga një softëare që do të ndërthurë të dhënat me bankat e të dhënave evropiane (SIS, VIS, Europol, Interpol, sistemi i hyrje/daljeve, Eurodac, ECRIS …) dhe, nëse nuk do të shfaqen elementë që të kërkojnë analizë të mëtejshme, brenda pak minutash nga paraqitja i kërkesës do të lëshohet me mesazh email autorizimi për udhëtimin.

“Do të jetë një procedurë e thjeshtë, ekonomike dhe e shpejtë” sigurojnë nga Komisioni në një shënim. Shtetasi i huaj do të mund t’i tregojë autorizimin përpara se të nisë udhëtimin atij që do ta çojë në Schngen, për shembull, kompanisë së fluturimeve, dhe me të mbërritur policisë së kufirit të vendit të parë evropian ku hyn. Do të mjaftojë ta kërkojë e ta marrë një herë të vetme e më pas ta përdorë për disa udhëtime për një periudhë pesëvjeçare.

Deri më sot janë rreth 60 vende ajshtë BE-së që nuk kanë nevojë për vizë hyrjeje në Schengen. Disa prej tyre janë edhe vendlindjet e komunitetevetë imigrantëve më të shumtë në numër në Itali si Shqipëri, Moldavi apo Peru.

“Të sigurojmë kufijtë e të mbrojmë qytetarët është përparësia e punës sonë. ETIAS do të përmbushë një boshllëk informacioni, duke lejuar kontrolle të kryqëzuara të informacioneve mbi ata që kërkojnë të hyjnë në Schengen pas qenë të detyruar të marrin vizë në të gjithë bankat e të dhënave që kemi në dispozicion. Në të njëjtën kohë, sistemi ETIAS do të jetë i thjeshtë, i shpejtë, ekonomik dhe efikas” ka deklaruar nënkryetari i parë i Komisionit Frans Timmermans.

Për Komisarin për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos, “ETIAS është hallka e munguar në administrimin e kufijve, që krijon një lidhje me politikat tona të migracionit dhe të sigurisë dhe përforcon hyrjet në respekt të plotë të kodit kufitar Schengen për të paktën 95% të udhëtarëve që udhëtojnë pa vizë. Evropa duhet të jetë e hapur, por jo në dëm të sigurisë”.

Elvio Pasca

Lexo:
Propozim i rregullores që ngre një sistem evropian informacioni dhe autorizimi të udhëtimeve

 

 

 

Punonjësit sezonalë, ndryshojnë rregullat për hyrjen dhe qëndrimin

Kardinali që i tejkaloi ëndrrat. Nga Ferri në Selinë e Shenjtë