in

Kooperanti, dokufilmi mbi kooperativat CEFA, sonte në Alfonsine të Ravennas

Cinema Gulliver
Piazza della Resistenza, 2 
Alfonsine, Ravenna
Të enjten, 19 prill, ora 21.00
Hyrja € 5,00

Sonte në orën 21.00 në kinemanë Gulliver në Alfonsine të Ravennas, Doc in Tour 2012 shfaq dokufilmin “Kooperantët. Fara e solidaritetit” të shkruar e të drejtuar nga Renato Giugliano, të prodhuar nga CEFA ONLUS. Pas filmit do të ketë një debat me Giovanni Beccari përgjegjës të produksionit CEFA.

Është një rrugëtim në Shqipërinë e sotme, ku janë ndjekur gjurmët e kooperativave të kohës së komunizmit. Duke rrëfyer nga brenda një projekt të rëndësishëm kooperimi që ka çuar në krijimin e tre kooperativave bujqësore, të cilat me kalimin e kohës janë kthyer në konsorciume. Projekti është i CEFA ONLUS e cila është kthyer në një pikë referimi kryesisht në Elbasan, ku janë bërë dhe pjesa më e madhe e xhirimeve të dokumentarit. Kjo shoqatë është e angazhuar prej gati 40 vjetësh në projekte për zhvillimin rural dhe është e pranishme në Shqipëri që prej vitit 1992.

Dokumentari përveç pasqyrimit të realitetit në këto tre konsorciume që prodhojnë vaj ulliri, përqendrohet në figurën e kooperantëve, ata që janë nisur nga Italia për të dhënë përvojën dhe për të dhuruar njohuritë e tyre e që me partnerët e tyre shqiptarë kanë ndarë edhe emocionet e ndjenjat gjatë këtyre viteve. Kooperantët që janë bërë pjesë të familjes

Siç rrëfen edhe vetë autori Renato Giugliano: “Në Elbasan kanë punuar dhjetëra djem e vajza nga e gjithë Italia e më përvoja nga më të ndryshmet në jetë: i sapodiplomuari, tekniku, ai që dëshironte të kishte një përvojë të re dhe ai që kishte shpresë; atje kanë qëndruar mesatarisht dy vjet e gjysmë dhe kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e një shoqërie “të re” me përmasa të vogla, duke strehuar fëmijë dhe familje në vështirësi, duke mbështetur gra në ecjen e tyre të vështirë për t’u çliruar nga trafikimi e prostitucioni, ose thjesht duke u dhënë atyre një vend ku mund të takoheshin e bisedonin. Ishin dhe janë djem e vajza “normalë, që i bashkonte vullneti i fortë për të kuptuar, për të qenë dhe për të bërë, pra për të jetuar në kushte të vështira ku mund të jepnin ndihmën e tyre”.

Shqipëria turistike? – Foto lajm

Favorizuan emigracionin klandestin, ndiqen penalisht policë të Rinasit