in

Kosova e dimrit të madh

Sot ditë e bukur falë diellit dhe bardhësisë së borës që mbulon gjithçka. Vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Shkollat të mbyllura për gjithë javën

Prishtinë, 9 shkurt 2012 – Mëngjesi i sotëm në Kosovë solli një ditë plot shkëlqim të diellit dhe të bardhësisë së dëborës, që në disa rajone arrin deri në mbi dy metra, pas ditëve dhe netëve me shumë reshje dhe temperatura deri minus 22 gradë celsius. Sipas parashikimeve të metereologëve, nesër përsëri do të ketë reshje, por do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave minimale dhe maksimale.

Ngricat dhe vështirësitë e dimrit nëpër rrugë vazhdojnë, si edhe mbyllja e shkollave për tërë këtë javë në gjithë Kosovën për herë të dytë pas mbylljes në ditët e fundit të janarit, gjithnjë shkaku i dëborës dhe acarit të madh.

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar të jenë të angazhuara në operacionet për zhbllokimin e rrugëve të mbyllura nga dëbora. Gjatë ditës së djeshme njësitë e FSK ishin edhe në komunën e re të Graçanicës me shumicë serbe, ndërsa një ditë më parë vepruan në Podujevë, Fushë Kosovë, Pejë, Shtërpcë-Brezovicë dhe Lipjan.

Në Kosovë, ky dimër i madh, për reshjet e shumta të dëborës dhe acarin, krahasohet me dimrat e viteve 1935, 1956 dhe 1984.

Arrestohet në Macerata Enver Hajdari. Shpërndante 30 kg drogë në javë

Shtetësia dhe vota. Mblidhen 70 mijë vota, tani duhen autentikuar