in

Kosova përgatitet për të festuar katër vjet Pavarësi

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne, për t’i lënë më pas vendin festimeve të të premtes në mbarë Kosovën

Prishtinë, 13 shkurt 2012 – Kuvendi i Kosovës vendosi sot mbajtjen të enjten të një seance solemne për 4-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në 17 shkurtin historik 2008.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës pranoi sot në mbledhjen e përbashkët me krerët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit kërkesën e Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës për mbajtjen e një seance solemne për 4-vjetorin e Pavarësisë duke vendosur për të enjten, 16 shkurt në orën 14:00.

Në këtë seancë, deputetët dhe të ftuarit do t’i përshëndesin presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryeministri, Hashim Thaçi.

Të mërkurën, më 15 shkurt, Kuvendi do të mbajë seancën e radhës, njoftuan burimet zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Genova. Arrestohet 29-vjeçari për rrahjen e të shoqes

Italiani a Sanremo