in

Kosovë: Shpërthim në KEK. Ka viktima e të plagosur

Mediat flasin për katër viktima e 13 të plagosur

Romë, 6 qershor 2014 – Një shpërthim i fortë është verifikuar sot paradite në termocentralin Kosova A në Obiliq, rreth 10 km larg Prishtinës. Sipas mediave, në shpërthim kanë humbur jetën të paktën 4 persona e janë plagosur 13 të tjerë. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A nga disa bombola hidrogjeni. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është ndier disa kilometra larg, deri edhe në disa zona të qytetit të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe disa ministra të tij.

Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të lënduarit në spitalin e Prishtinës. Pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, presidentja kërkoi hetimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë në mënyrë që ato të shmangen në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për jetët e humbura të punëtorëve të KEK-ut, si pasojë e shpërthimit të sotëm në Termocentralin Kosova A.

Partitë pezullojnë fushatën elektorale

Pas ngjarjes së rëndë në termocentral, partitë politike në Kosovë, ku votohet të dielën, më 8 qershor, kanë pezulluar aktivitetet në ditën e fundit të fushatës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi vlerëson se ky është çasti, kur të gjithë duhet t’u gjenden pranë punëtorëve të KEK-ut dhe familjarëve të tyre
Në shenjë solidarizimi me punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka anuluar tubimet e parashikuara.
Pas incidentit, Lëvizja Vetëvendosje ngushëlloi familjet e punëtorëve, që humbën jetën tragjikisht në vendin e tyre të punës, e kërkoi të hetohen urgjentisht shkaktarët e këtij shpërthimi, e të përcaktohet përgjegjësia.
Lideri i Aleancës Kosova e Re i pezulloi akivitetet në terren, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj u nis menjëherë drejt Obliqit.

Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar të lënduarit në spitalin e Prishtinës. Pasi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, presidentja kërkoi hetimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë në mënyrë që ato të shmangen në të ardhmen.

Ngushëllime nga Shqipëria

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i telefonoi Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i shprehur trishtimin për ngjarjen e rëndë, ngushëllimin për viktimat, duke uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shprehu ngushëllime homologut të tij kosovar,  Jakup Krasniqi, për ngjarjen tragjike. “Jemi pranë familjarëve dhe autoriteteve kosovare. Solidaritet vëllazëror me gjithë popullin kosovar. Lutemi që bilanci dramatik të mos thellohet”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Kryeministri Rama që gjendet në Itali ka reaguar në rrjetet sociale. “Lajm tronditës nga Kosova. Dhimbje e solidaritet me familjarët. Le të lutemi që i të dëmtuarve të mos rritet më tutje”, shkruan ai.

Venti di migrazioni. Gente che va, gente che viene

Kosova voton