in

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit

Mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor me miratimin e tabelës së rezultateve. E majta rezulton fituese me 313 mijë vota më shumë se koalicioni i djathtë. Ndarjen e mandateve e bëri Kolegji Zgjedhor: 83 të majtëve e 57 të djathtëve. PS del parti e parë me 713 mijë vota, rreth 33 mijë më shumë se i gjithë koalicioni i djathtë.

Tiranë, 6 gusht 2013 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, duke i dhënë fund të gjithë procesit zgjedhor, 44 ditë pas procesit të votimeve.

Në shifra absolute, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka marrë  993.904 vota, ose 313.227 më shumë se koalicioni Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim, i udhëhequr nga demokratët (680.677 vota). Në përqindje ASHE ka marrë 57,63% ndërsa APMI, 39,46%.

PS del parti e parë me 713 mijë vota, rreth 33 mijë vota më shumë se i gjithë koalicioni i djathtë, ose 185 mijë më shumë se Partia Demokratike. Partia e tretë në vend del LSI me 180 mijë vota. Duke bërë krahasimin me rezultatin zgjedhor të vitit 2009, vërehet qartë humbja e thellë e konsensit nga anë e partisë demokratike (nga 610.463 vota në vitin 2009 bie në 528.373 në këto të fundit). Majtas, rritet PS (nga 620.586  në 713.407 vota), por rritet akoma më shumë LSI që mori 73.678 vota në zgjedhjet e 2009-tës dhe plot 180.470 në zgjedhjet e fundit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj ka kritikuar vonesën dhe procedurën e ndjekur nga KQZ-ja edhe në kohën e mungesës së kourumit. “Asnjë propozim i opozitës nuk është marrë në fazën përgatitore të zgjedhjeve. KQZ edhe me këtë proces vonoi nxjerrjen e rezultatit duke tentuar ta bëjë pis procesin, por këto vendimi të tij u gjetën të paligjshme nga Kolegji Zgjedhor” tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së Kaso akuzoi opozitën se ka bërë gjithçka për t’i bërë të pamundur funksionimin normal KQZ-së.

Tri ditë më parë Kolegji Zgjedhor bëri shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhojë e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt që është pranuar edhe nga vetë KQZ. Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 83 mandate, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim ka marrë 57 mandate.

Votat për çdo parti e koalicion:

Aleanca për Shqipërinë Europiane
3. Aleanca Popullore 8927
4. Partia Mendimi i Djathtë Liberal 1210
5. Partia e Punës së Shqipërisë 955
6. PBDNJ 14.722
7. Partia Ligj dhe Drejtësi 2489
8. Partia Unitetit Kombëtar 513
9. Partia Socialiste e Vërtetë91 6135
10. Partia G 99 2977
11. Partia Shqiptare Atdheu 555
12. Partia Pajtimit Kombëtar 545
13. Partia Komuniste e Shqipërisë 901
14. Partia e Gjelbër 2084
15. Partia e Punës e Shqipërisë 623
16. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 489
17. Partia Rruga e Lirisë 808
18. Aleanca Arbnore Kombëtare 3575
19. Partia Demokracia Sociale 11891
20. Partia Kristian Demokrate 7993
21. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi 728
22. Partia Ambientaliste 452
23. Partia e Çështjeve Shqiptare 476
24. Partia Reformave Demokratike 1371
25. Partia Komuniste e Shqipërisë 1352
26. Lëvizja Socialiste për Integrim 180470
27. Partia Socialpunëtore Shqiptare 2174
28. Partia Demokrate për Integr. 4550
29. Partia Socialiste e Shqipërisë 713.407
30. Partia për Mbroj. Emigrantëve 2275
31. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 508
32. Partia Personat me Aftësi të Kuf. 459
33. Partia Aleanca Demokristiane 905
34. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 316
35. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 10.220
36. Partia Ardhmëria Shqiptare 2284
37. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 287
38. Partia Socialiste e Moderuar 3119
39. Partia Lëvizja Demokratike 1159
Koalicioni i majtë gjithsej: 993.904

Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim
40. Aleanca për Demokraci dhe Sol. 1065
41. Partia Demokracia e Re Europiane 970
42. Aleanca Demokratike 1384
43. Partia Emigracioni Shqiptar 2325
44. Partia Demokratike 528.373
45. Partia Republikane Shqiptare 52168
46. Partia Minoriteti Etnik Grek 3305
47. Partia e të Drejtave të Mohuara 554
48. Partia Ora e Shqipërisë 770
49. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 5429
50. PDIU 44957
51. Balli Kombëtar Demokrat 2242
52. Partia e të Drejtave të Mohuara 550
53. Partia Lëvizja e Legalitetit 6089
54. Partia Demokristiane e Shqipërisë 13288
55. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare 635
56. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 2320
57. Partia Balli Kombëtar 4868
58. Bashkimi Liberal Demokrat 2681
59. Partia Bashkimi Pop. Pensionisteve 406
60. Partia Konservatore 633
61. Partia Lidhja Demokristiane 1190
62. Partia Agrare Ambientaliste 2640
63. Aleanca e Maqedonasve 1229
64. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 606
Koalicioni i djathtë gjithsej: 680.677

65. Aleanca Kuq e Zi 10196
66. Fryma e Re Demokratike 29310
67. Arben Qamil Malaj 3044
68. Dritan Vlash Prifti 6164

Qindra plantacione marihuane zbulohen në Shqipëri nga Guardia di Finanza

Luli Bitri, muza e Giuseppe Verdit{br}Në teatër përkrah Michele Placidos