Në dekretin mbi IVA-n përfshiheshin edhe 190 milionë për zbarkimet dhe 20 milionë për të miturit e huaj të pashoqëruar. Tani këto fonde mbeten të bllokuara për shkak të situatës politike
Romë, 30 shtator 2013 – Pasoja më e ndjeshme për xhepat e atyre që jetojnë në Itali është padyshim kalimi nga 21 në 22% e tatimit mbi vlerën e shtuar. Por kriza e qeverisë shtyn drejt një date të panjohur shumë masa të tjera si ato të nevojshme për të përballuar emergjencën imigracion.
Ishte hedhur gjithçka e zezë mbi të bardhë në bocën e dekretit të ligjit me të cilin të premten e shkuar qeveria dukej se kish gjetur fondet për shtyrjen e rritjes së IVA-s (tatimi mbi vlerën e shtuar që shqip njihet me siglën TVSh), por edhe për një sërë ndërhyrjesh të tjera urgjente si për shembull për financmin e kompensimit integrues të papunësisë (cassa integrazione) apo për kartën e blerjeve për më të varfërit. Një nen i veçantë tregonte edhe se si mund t’i përgjigjej Italia, për sa i përket anës ekonomike, shtimit të zbarkimeve të refugjatëve e imigrantëve në brigjet e jugut të Italisë.
Në veçanti, boca e dekretit ngrinte një fond prej 1-0 milionë eurosh “për përballimin e emergjencës imigracion” në vitin 2013, ndarja e të cilit do t’i besohej ministrisë së Brendshme me pëlqimin e ministrisë së Financave. 20 milionë të tjerë do t’i kalonin fondit për pritjen e të miturve të huaj të pashoqëruar. këto ndërhyrje do të mbuloheshin me shuma nga “Fondi i riatdhesimeve” (i ushqyer nga taksat mbi lejet e qëndrimit) , nga para të mbledhura nga sanatoria dhe nga reduktimi i “fondit për viktimat e paradhënësve me interesa të lartë”.
Dukej gjithçka gati, por të premten Këshilli i Ministrve nuk e miratoi dekretin. Dorëheqja e paralajmëruar e parlamentarëve të PdL-es vinte në dyshim kthimin e dekretit në ligj. Dhe tani, dorëheqja e të pestë ministrave PdL, e lajmëruar të shtunën (e paraqitur sot) me urdhër të Berlusconit, e ka vështirësuar edhe më situatën.
Siç shpjegon komunikata e Kryeministrisë, “është konsideruar i pashmangshëm bllokimi i çdo vendimi qeveritar mbi tema, edhe të rëndësishme, të natyrës fiskale dhe ekonomike. Pezullimi bëhet veçanërisht për shkak të pamundësisë për të angazhuar bilancin në operacione që vlejnë miliardë euro pa garancinë e një vazhdimësie në veprimet e qeverisë dhe të parlamentit”.
Tani gjithçka mund të nisë të shqyrtohet pas votëbesimit që qeveria kërkon të marrë në parlament, por sigurisht duhen bërë hesapet me të gjitha të panjohurat që do të sjellë votëbesimi.
Elvio Pasca