in

Kriza në Eurozonë rrit emigracionin europian drejt Gjermanisë

Në Gjermani rritet ndjeshëm numri i imigrantëve nga Greqia e Spanja

Romë, 22 dhjetor 2011 – Gjermania regjistroi një rritje të fortë të imigracionit në gjashtëmujorin e parë 2011, veçanërisht me të ardhur nga vendet evropiane të prekura nga kriza, si Greqia apo Spanja. Kështu ka njoftuar sot Zyra federale e Statistikave, Destatis.

Afro 435.000 persona të ardhur nga vend të tjera  janë vendosur në Gjermani në gjashtëmujorin e parë 2011, një shifër në rritje kjo me 19% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2010.

Ndër të sapo mbërriturit, 381.000 ishin të huaj, dhe 54.000 gjermanë. Imigracioni i ardhur nga Bashkimi Evropian (BE) është rritur me 29%, ai i ardhur nga të gjitha vendet e tjera të Europës, të Azisë dhe të Amerikës është rritur me rreth 11% secili, dhe nga Afrika me vetëm 3%.

Është rritur veçanërisht emigracioni nga Greqia (+84%) dhe nga  Spanja (+49%), që të dyja vende që më shumë se të tjerat kanë vuajtur krizën e thellë ekonomike.

Në të njëjtën kohë, numri i njerëzve që janë larguar nga Gjermania ka rënë lehtë: rreth 300.000 persona janë larguar nga Gjermania gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (rreth 6 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Kështu që diferenca migruese mes të ikurve dhe të ardhurve në Gjermani, shkon si gjithnjë në favor të këtyre të fundit (135 mijë), diferencë që është mëse dyfishuar në krahasim me një vit më parë kur ishte 61.000.

Topi: “Nuk do të kandidoj më për president”

Shqiptarët në atdhe për festa. Fluks i lartë në hyrje në portin e Durrësit