in

Krizën ekonomike e vuajnë në radhë të parë emigrantët

Krizën ekonomike të Italisë e vuajnë më shumë emigrantët: papunësia mes tyre rritet më shumë se ndër italianë, janë më shpesh të mbikualifikuar për punën që bëjnë, dhe paguhen më pak se kolegët e tyre italianë. E thotë raporti i fundit ISTAT

Romë, 24 maj 2011 – Me krizën ekonomike, edhe shumë të huaj me banim në Itali po vuajnë nga mungesa e punës: në fakt në vend gjendja e punësimit të të huajve është përkeqësuar më shpejt po të krahasohet me atë që po ndodh në përgjithësi në vendet e tjera evropiane. Ky është një prej rezultateve kryesorë të “Raportit Vjetor mbi gjendjen në vend në vitin 2010” i hartuar nga ISTAT.
Në fakt, treguesi i punësimit të të huajve në Itali ka pësuar një rënie prej 1, 4%, mesatarja në vendet e tjera të Bashkimit Evropian ndalet në -0,4%; madje shënohet një rritje në Francë (0,8%), po ashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar (0,4%) dhe Gjermani (0,2). Situata nuk është e begatë edhe në Spanjë ku treguesi i punësimit mes të huajve ka rënë në masën 0,7%.
Në veçanti, në Itali, niveli i punësimit i të huajve ka rënë nga 64,5% që ishte në vitin 2009, në 63,1% në vitin 2010. Kjo rënie është sa dyfishi i asaj të regjistruar për italianët. Njëkohësisht niveli i papunësisë ka kaluar nga 11,2 në 11,6% për qind.

Në drejtim të cilësisë së punës, gjatë vitit 2010 janë 880 mijë të huajt me një nivel arsimor dhe kulturor më të lartë se ai i nevojshëm për punën që kryejnë: përfaqësojnë 42,3% të të punësuarve, një kuotë sa dyfishi i italianëve më të njëjtën karakteristikë. Edhe për sa i përket pagës, të huajt kanë më shumë probleme se italianët. Rrogat e tyre kanë më të vogla. Duke llogaritur që në të njëjtin profesion, paga neto e imigrantëve gjatë vitit 2010 ka qenë 24% më e vogël se ajo e italianëve (respektivisht 973 dhe 1.286 euro). Sipas raportit diferenca mes pagave është akoma më e thellë dhe arrin deri në 30%, kur bëhet fjalë për gratë (788 euro të huajat dhe 1.131 italianet)  

Komunitetet e ndryshme të imigrantëve e kanë ndier në mënyra të ndryshme krizën. Për shembull punonjësit shqiptarë apo marokenë, që janë kryesisht meshkuj të punësuar në industri, kanë regjistruar ndryshime më të ndjeshme se mesatarja si për sa i përket uljes së treguesit të punësimit, ashtu edhe në rritjen e treguesit të papunësisë. Komunitetet filipinase, polake dhe ukrainase, ku shumica e punonjësve përfaqësohet nga gra të punësuara në shërbimet shtëpiake, e kanë ndjerë shumë më pak krizën.

Janë thelluar si rrjedhojë dallimet mes komuniteteve, me norma punësimi që shkojnë nga nivele shumë të ulëta të grave shqiptare dhe marokene (respektivisht 23.1% dhe 33,9% respektivisht) tek ato shumë të larta të grave nga Filipinet, 90% e të cilave janë të punësuara. Edhe shtetaset e Perusë dhe Ekuadorit kanë tregues punësimi veçanërisht të lartë (72,1% dhe 71.2%). Në mënyrë spekuluare normat e papunësisë për marokenet dhe shqiptaret (25.8% dhe 19.3%), vihen përballë me norma shumë më të ulëta papunësie krahasuar me komunitetet e tjera.

Shkarko sintezën e raportit ISTAT

 

IFAD, konferencë në Shqipëri{br}Sigurimi i të drejtave mbi tokën për të varfrit

Ekstradohet nga Roma i dënuari në Lushnjë me 6 vjet burg