in

Kryebashkiaku i Tiranës sot në dorë të Kolegjit Zgjedhor

Kolegji zgjedhor shqyrton sot anKimimin e PS-së për aktin e KQZ-së për fletët e kontestuara të Tiranës. Dje Kolegji Zgjedhor shqyrtoi dhe pushoi çështjen mbi kërkesën ankimore të paraqitur nga PS, për mosshpalljen e tabelës së rezultatit paraprak në njësine bashkiake 5, KZAZ nr.49, për kryetarin e bashkisë Tiranë.

Kolegji Zgjedhor
Tiranë, 27 maj 2011 – Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë të premten paradite kërkesën e dytë ankimore të Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen e pavlefshme të procedurës dhe aktit të KQZ-së për numërimin e fletëvotimeve të hedhura në kutitë e gabuara, për kryetarin e bashkisë Tiranë.
Sipas kërkesës, katër anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga maxhoranca, propozuan e miratuan një projekt-akt, sipas të cilit, fletët e votimit të rregullta, por të hedhura në kutitë e gabuara, të konsiderohen të vlefshme.

Ndërkohë, përfaqësuesit e PS-së në KQZ-së e kundërshtuan këtë vendim, duke deklaruar se KQZ nuk kishte të drejtë të numëronte fletët dhe se mund t’i hapte ato pas ankimimit të rezultateve zyrtare. 

Nëse Kolegji pranon ankimimin, duke shpallur të “pavlefshëm” aktin normativ që nxori Bashën fitues me 81 vota, Edi Rama do të shpallet kryetar i bashkisë së Tiranës, me 10 votat diferencë që mori nga rezultatet e 485 qendrave të votimit në 11 KZAZ. Nëse kolegji e hedh poshtë kërkesën e PS-së, Lulzim Basha, do të ulet në detyrën e kreut të ri të Bashkisë së Tiranës me 81 vota më shumë se rivali i tij, kreu aktual i PS.

Dje Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen tjetër ankimore të paraqitur nga PS, për tabelën e rezultatit të zgjedhjeve në njësinë bashkiake numër 5, ku kontestohej vonesa e KQZ-së në publikimin e tabelës së rezultateve të KZAZ-së nr.49. Ankesa kishte të bënte pikërisht me rezultatin e kutisë së fundit, nga numërimi i së cilës kandidati i PS-së për kryetar bashkie, Edi Rama kryesonte garën me 10 vota, kundrejt kandidatit të maxhorancës, Lulzim Basha. Sipas juristëve, vendimi i marrë nga Kolegji do të thotë se çështja ose nuk përmban lëndë ankimore, ose lë në fuqi vendimet e mëparshme të KQZ-së, që nënkupton rrëzimin e kërkesës ankimore.

Pas këtij vendimi, përfaqësuesi ligjor i PS-së, deputeti Damian Gjiknuri, deklaroi që “edhe pse argumentat tona ishin të qarta dhe nuk doli asnjë argument i kundërt, pra që dorëzimi i tabelave ishte bërë sipas ligjit, Kolegji nuk u investua në themelin e problemit, por u mjaftua me faktin që KQZ-ja e ka një vendim. Për të mos krijuar amulli, them se gjykimi nuk ka përfunduar”. 
Pas vendimit të djeshëm, i pyetur nga mediat nëse vendimi e ka zbehur besimin e PS-së në vendimet e kësaj trupe gjyqësore, Gjiknuri tha se shpreson akoma për Kolegjin. “Por, ai duhet të ngrihet përtej influencave partiake, pasi të gjithë po e kërkojnë këtë, sepse janë fatet e demokracisë shqiptare që realisht varen nga puna e ndërgjegjshme e këtyre njerëzve”.

 

Ministria e Brendshme: “Do të pranohen edhe kërkesat e sanatores për ata që kanë dy dëbime”

La Mostra fotografica “IntegrAzione” arriva a Acquarica del Capo