in

Kryetari i Bashkisë refuzon t’i martojë, Shteti dëmshpërblen çiftin italo-shqiptar

Ai shqiptar e ajo italiane do të marrin 8 mijë euro nga Prefektura. Në vitin 2008 donin të martoheshin por ai nuk kishte dokumentet në rregull e kryetari i Bashkisë, legisti Candiani, nuk pranoi. Por sipas ligjit, ishte i detyruar të celebronte martesën

Romë, 23 shtator 2014 – Një çift që donte të martohej në vitin 2008 e që nuk mundi sepse kryetari i komunës nuk deshi të celebronte martesën ka hedhur në fillim komunën e më pas Shtetin në gjyq e sot ka fituar: duhen dëmshpërblyer nga Prefektura me 8 mijë euro.

Ka ngjarë në Tradate të Vareses kur asokohe ishte kryetar legisti Stefano Candiani (sot senator) që kundër çdo ligji ua mohoi të drejtën civile të rinjve vetëm pse djali ishte me qëndrim të parregullt në Itali. Duhet t’u kërkonte të rinjve vetëm nulla osta për martesë e të mos “shqetësohej” nëse djali kishte apo jo lejen e qëndrimit. Por në atë kohë legistët kishin nisur haptazi një fushatë kundër martesave të përziera mes italianësh e të huajsh pa leje qëndrimi, që nga viti 2009 u kthye në ligj për ca kohë (deri sa u hodh poshtë nga gjykata kushtetuese) me një paketë sigurie të ministrit të brendshëm Maroni.

E për peripecitë e çiftit, në pritje edhe të një fëmije, ky ishte vetëm fillimi. Djali u fut në një CIE dhe u riatdhesua. Vajza shtatzënë u detyrua të shkojë pas tij, të martohen në Shqipëri e të sjellë të shoqin në Itali me bashkim familjar.

Dhe hodhën Komunën në gjyq. Gjykata fillimisht doli me sentencën se Komuna e Tradates nuk ka faj, sepse në çastin e celebrimit të martesës, funksionari i saj përfaqëson shtetin e jo drejtpërdrejt Komunën.

Të rinjtë nuk u dorëzuan e hodhën në gjyq shtetin italian. tani, pas gjashtë vjetëve, Prefektura e Vareses, me pëlqimin e Avokatit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme ka propozuar të dëmshpërblejë çiftin me 8 mijë euro, që me sa duket është pranuar në gjyq nga çifti.

Lexo edhe: U mohoi martesën. Kryetari i komunës hidhet në gjyq nga çifti italo-shqiptar

 

“Fotografia e vitit”

Cittadinanza. Alfano: “Domande online e nuove norme per tagliare i tempi”