in

Kufomë në brigjet kroate. Dyshohet të jetë e 62-vjeçarit Rexhepaj, i zhdukur prej tre javësh

Në xhepat e viktimës duket se janë gjetur dokumentet e identitetit të shqiptarit Teodoraq Rexhepaj, i zhdukur prej 15 marsit kur është nisur bashkë me italianin Vittorio Danese, me një mjet lundrimi të marrë me qira nga Brindisi drejt Vlorës. Avokati i Daneses: “I biri i zotit Rexhepaj është nisur për në Kroaci për të identifikuar viktimën”

Mjeti lundrues me të cilin kanë dalë në det Rexhepaj dhe Danese
Romë, 4 prill 2013 – Ndoshta po zbardhet në mënyrën më të keqe të mundshme misteri mbi zhdukjen e dy personave që ishin nisur nga Brindisi për në Vlorë me një skaf të marrë me qira.

Sot policia e Brindisit po verifikon identitetin e një kufome që ka dalë në brigjet kroate. Dyshohet të jetë e 62 vjeçarit Teodoraq Rexhepaj që më 15 mars është zhdukur  bashkë me mikun e tij brindizin Vittorio Danese, 41 vjeç. Autoritetet kroate duket se kanë gjetur në portofolin e viktimës dokumentet e identitetit të Rexhepajt dhe kanë informuar familjarët e tij në Vlorë. Këta të fundit i kanë telefonuar Luca Leocit, avokat i familjes së Daneses që ia ka përcjellë këtë sinjalizim policisë së Brindisit.

“Është e vërtetë gjithçka që keni lexuar sot në media – konfirmon Luca Leoci për shqiptariiitalise.com – Madje i biri i Teodoraq Rexhepajt është thirrur nga autoritetet kroate dhe ëwshtë nisur tashmë për identifikimin e kufomës. Ndërsa për Vittorio Danesen nuk kemi akoma asnjë lajm”.

Moti i keq dhe rrymat detare mund të kenë shkaktuar mbytjen e të kenë shtyrë drejt Kroacisë skafin e vogël me të cilin lundronin Danese e Rexhepaj.

PD ruan shumicën në Kuvend edhe pas ikjes së LSI-së

SEL: “Të hiqet vepra penale e klandestinitetit”. Propozim në Dhomën e deputetëve