in

Kur do të reshtin aktet raciste ndaj çamëve që duan të udhëtojnë në Greqi?

Disa prej rasteve kur shtetas shqiptarë të lindur në Çamëri nuk janë lejuar të hyjnë në territorin grek           

17 mars 2011 – Çifti Bebi dhe  Maria Bajrami, nga qyteti i Vlorës janë penguar në një nga pikat kufitare që lidh Shqipërinë me Greqine, sepse origjina e tyre ishte nga Çamëria. Ata kishin pasaportat biometrike dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të shkuar në Greqi.

24 prill 2011 – Shtetasja Sulltane Bajrami, me origjinë çame nuk është lejuar që të hyjë në territorin e shtetit Grek. Ajo  është kthyer në pikëkalimin kufitar të Kakavijës nga autoritet greke. Oficerët e kufirit sapo kanë vërejtur vendlindjen e saj Çamëri nuk e kanë lejuar të kalojë kufirin. 

25 prill 2011 – Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet denoncon rastet e kthimit në kufi të dy të moshuarve Avdul Sulejmanit,  lindur në fshatin Varfanj të  Gumenicës në  vitin 1933 dhe të Myfit Rakipit lindur në fshatin Sklave të  Filatit në  vitin 1935, fshatra çame.   Avdul Sulejmani,  i cili ka qenë për vite me radhë kryetar i shoqatës Çamëria për Durrësin dhe Myfit Rakipi janë kthyer në pikëkalimin kufitar të  Qafë Botës. Ata kishin të  gjitha dokumentet e kërkuara nga udhëzimi i Bashkimit Evropian, përfshirë edhe një shumë të  mjaftueshme të  hollash.

10 qershor 2011 –Gjyqtari Skënder Damini bashkë me familjen e tij nuk është lejuar të kalojë kufirin në drejtim të Greqisë sepse ishte me origjinë çame. Ai disponon pasaportë shërbimi biometrike të vlefshme për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.  Nga autoritetet greke është vendosur shënimi se refuzohet me motivacionin se është i rrezikshëm për rendin publik.

26 Qershor 2011 – Në ceremoninë përkujtimore të 67-vjetorit të gjenocidit grek  mbi çamët në pikën kufitare të  Qafë Botës, Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, është penguar për 2 orë të hyjë në tokën greke. Kur është paraqitur te  sporteli grek ai  u ka dorëzuar pasaportën diplomatike duke thënë se ishte deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe çam. “Punonjësit grekë më folën në greqisht duke refuzuar hyrjen time. Ia ktheva në anglisht, se doja të kaloja kufirin për në tokën greke. Pas 2 orësh debat dhe kur ishin të vetëdijshëm se mund të krijohej një incident diplomatik, më lejuan të shkoja i vetëm, pa shoferin”, tha deputeti çam. 

Më 1 tetor, regjistrimi i popullsisë

Nuk zbaton kriteret mjedisore, gjobitet firma italiane në Shkodër