in

Kur mund të paraqes kërkesë për dekretin e flukseve?

Dekreti i ri i flukseve që parashikon 98.080 vende hyn në fuqi pas botimit në gazetën zyrtare.

Data e saktë e botimit akoma nuk dihet me siguri. Procedura për paraqitjen e kërkesave është ajo informatike e eksperimentuar me dekretet e flukseve të fundit.

Kështu që, edhe këtë radhë, sigurimi i një kuote do të jetë përsëri një garë shpejtësie dhe fati, dhe vetëm  98.080 kërkesat e para që do të mbërrijnë në “trurin” e ministrisë së Brendshme do të shndërrohen në leje qëndrimi. Për shqiptarët, do të jetë e rëndësishme të arrihet ndër 4.500 të parët

Procedura për paraqitjen e kërkesave është e ndarë në tre momente, në të ashtuquajturat “Click Day”.

Për punonjësit e të gjithë sektorëve të punës së varur (bëjnë pjese edhe bashkëpunëtorët familjarë) që vijnë nga vende që kanë lidhur marrëveshje dypalëshe me Italinë dhe kanë kuota të rezervuara, kërkesat mund të paraqiten duke filluar nga ora 08.00 e ditës së 31-të pas datës së botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare.  Në këtë grup bëjnë pjesë edhe punonjësit që vijnë nga Shqipëria. Për të bërë një shembull: nëse dekreti botohet më 31 dhjetor në gazetën zyrtare, kërkesat për të thirrur punonjës shqiptarë duhet të paraqiten nga ora 08.00 e 31 janarit 2011.

Për bashkëpunëtorët familjarë  që vijnë nga vende që nuk bëjnë pjesë në listën e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje me  Italinë mund kërkesat do të fillojnë të paraqiten nga ora 08.00 e ditës së 33-të pas botimit në gazetën zyrtare.

Për të gjitha kategoritë e tjera të punonjësve, që nuk përfshihen në dy të parat, kërkesat do të mund të paraqiten nga ora 08.00 e ditës së 34-t pas botimit në gazetën zyrtare. Këtë ditë duhet të paraqiten edhe kërkesat e konvertimit të lejeqëndrime për studime, për stazhe dhe/ose formim profesional, për punë sezonale në lejeqëndrime për punë të varur, dhe të lejeqëndrime CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera në lejeqëndrime në lejeqëndrime për punë të varur e të pavarur.

Kur duhet të paraqesin kërkesë ata që duan të konvertojnë lejeqëndrimin por kanë prejardhje nga një vend që ka nënshkruar marrëveshje me Italinë? Po të lexosh dekretin e botuar duket sikur në datën 3 shkurt duhet të paraqesin kërkesat vetëm ata që vijnë nga vende që nuk kanë nënshkruar marrëveshje me Italinë. Duket sikur, edhe kërkesat e konvertimit të lejeqëndrime për studime, për stazhe dhe/ose formim profesional, për punë sezonale në lejeqëndrime për punë të varur, dhe të lejeqëndrime CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera në lejeqëndrime në lejeqëndrime për punë të varur e të pavarur, të të gjithë qytetarëve të këtyre vendeve me kuota të rezervuara (pra edhe kërkesat e konvertimit të shqiptarëve) duhet të paraqiten duke filluar nga data 31 janar 2011.

Arsyeja të thotë që edhe kërkesat për konvertime që vijnë nga shtetas të vendeve që kanë marrëveshje me Italinë të (pra edhe shqiptarët që hyjnë në këto kategori, që nuk vijnë Shqipëria, por jetojnë tashmë në Itali me një dokument qëndrimi që nuk është për punë të varur apo të pavarur) të paraqesin kërkesën më 3 shkurt e jo më 31 janar. Por gjithsesi, për sqarime në këtë pikë do të kërkojmë informacione të sakta nga ministria e Brendshme.

Lexo edhe: Mbërrin dekreti i ri i flukseve

Shkarko ndarjen e kuotave në tabelë

Teksti i plotë i dekretit të flukseve 2010

Vështirësohet provimi teorik i patentës italiane

Në Itali vijnë më pak emigrantë se vitet e shkuara