in

Kurrë më – Foto lajm

Kjo foto e realizuar nga Arben Celi për agjencinë Reuters po bën xhiron e botës. Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje protestës së djeshme në Tiranë, pranë zyrave të qeverisë, për vrasjen e 17 vjeçares Maria Cuku. Aktivistët i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndalojë vrasjet për gjakmarrje, të cilat përbënin rreth 5 përqind të krimeve në vitin 2011. Ky fenomen po sfidon edhe ligjin e rendin, por edhe vetë ligjin mesjetar të Kanunit, që e ndalon rreptësisht vrasjen e femrave.

Adoleshentja Maria Cuku u vra bashkë me gjyshin Kolë Cuku duke punuar në arë, në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Lexo edhe: Gjatë vitit të shkuar 134 vrasje në Shqipëri. 5% e tyre për gjakmarrje

Policia qëllon e vret një shqiptar që nuk ndalon në postbllok

Elvis Kabashi do të luajë mes kampionëve të Juventusit