in

Padania: “Të vëmë taksë mbi dërgesat në para të imigrantëve”

E përditshmja e Legës propozon të mbahet 1% nga kursimet që imigrantët dërgojnë në Atdhe. “Do të sillte në arkat e shtetit mbi 60 milionë euro në vit”

Romë, 25 gusht 2011 – Ndërsa nuk lënë gur pa lëvizur për të mbrojtur pensionet e italianëve, legistët duan të fusin duart në xhepat e të imigrantëve, duke vënë taksë mbi kursimet e tyre (po a nuk i kanë paguar ndërkohë taksat???)

“Të vëmë taksë mbi dërgesat e të huajve për të mbajtur paratë në shtëpinë tonë” propozon Padania, duke risjellë një ide të hedhur disa muaj më parë nga legistët në Parlament.  “Katër milionë e gjysmë imigrantë dërgojnë, pak a shumë, 1.500 euro në vit, për kokë, drejt vendlindjes. Konkretisht, çdo vit, janë 6 miliardë e 750 milionë euro që dalin nga sistemi ekonomik kombëtar”.

E përditshmja e Legës ngre gishtin veçanërisht kundër kinezëve, që duket se dërgojnë në atdhe kuotën më të konsiderueshme të remitancave, duke mbajtur kështu “mbi 500 mijë familjarë në atdhe”. Dhe e gjithë kjo ndërkohë që “mallrat kinezë na pushtojnë pa pushim”, me një fjalë, “ashtu si në enët komunikuese, po zbrazemi gjithnjë e më shumë në favor të enës më të madhe”.

Zgjidhja? “Një taksë e vogël mbi dërgesat”, që “do të ndihmonte atë proces të ristrukturimit të domosdoshëm të Shtetit”. Legistët mendojnë tëmbajnë 1% të parave të dërguara në atdhe, që “çdo vit do t’u siguronin arkave të Shtetit italian mbi 60 milionë euro”, për t-u administruar, sigurisht, “në mënyrë federale, pra duke ia kthyer territorit ku janë prodhuar”.

Po kursimet e imigrantëve, ashtu si të çdo italiani, a nuk janë taksuar njëherë kur janë fituar? Apo legistët nuk u shkojnë kaq thellë gjërave, aq më tepër kur flitet për të huaj.

Vittorio Zgarbi, babai i një vajze me nënë shqiptare

Cardinale e Coppola{br}Dy yje të kinematografisë në Durrës