in

Vittorio Zgarbi, babai i një vajze me nënë shqiptare

Kjo është sentenca e Gjykatës së Apelit të Anconës, por Zgarbi nuk pranon dhe premton të çojë çështjen në Kasacion. “Kam nja 40 fëmijë të tillë nëpër Itali, por që nuk i njoh”

Ancona, 24 gusht 2011 – Duket se Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe kryetar i komunës së Salemit në Sicili, sërish po “bëhet baba”. Në të vërtetë i një vajze trembëdhjetëvjeçare me nënë shqiptare që e kish hedhur në gjyq pikërisht që ai të njihte atësinë e vajzës. Duket se gruaja shqiptare, një këngëtare lirike po ia arrin qëllimit. Për gjykatën e të miturve të Marche-ve, Zgarbi është babai i vajzës. Së fundi edhe Gjykata e Apelit e Anconës ka hedhur poshtë animimin e Zgarbit ndaj sentencës së parë, por ai nuk dorëzohet dhe avokatët e tij shprehen se do të çojnë çështjen në Gjykatën e Kasacionit.

13-vjeçarja është e bija e një këngëtareje lirike shqiptare që deri para pak vjetëve mbante emrin e të shoqit të nënës, një tregtar sicilian që tani ka vdekur. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Sgarbi dhe këngëtarja janë njohur gjatë një koncerti në Dhomën e Deputetëve dhe për një periudhë – ndërsa gruaja ishte e martuar me sicilianin – kanë pasur një marrëdhënie dashurore. Pas vdekjes së burrit gruaja ka hapur fillimisht një gjyq për heqjen e atësisë së vajzës, dhe më pas tjetrën për njohjen e atësisë nga anë e Sgarbit. Dhe kritiku i artit nuk e ka për herë të parë njohjen e atësisë: 13-vjeçarja do të jetë e treta fëmijë që Sgarbi pranon me detyrim apo në mënyrë spontane ta njohë si bijë të vetën.

Për avokatin e Sgarbit, Giampaolo Cicconi, ky rast është ndryshe nga të tjerët sepse “vajza e kishte një baba”. Vetë Sgarbi bën shaka mbi këë histori. Për të përditshmen Il Messaggero thotë: “Fëmijë kështu kam nja 40: 4 në San Severino, 8 në Salemi ku jam kryetar i komunës, por të gjithë të panjohur”. Ndërsa për vajzën 13-vjeçare thotë: “E njoh shumë mirë, në pamje të parë mund të duket ime bijë. Është simpatike. E ëma më telefonon herë pas here, ma sjell edhe ta shoh. Kur e takoj vajzën i them se mund të bëhet murgeshë e shkëlqyer, kështu trembet e nuk vjen të më takojë për një vit”.

Lavinio. Hajduti hidhet nga kati i tretë e vdes

Padania: “Të vëmë taksë mbi dërgesat në para të imigrantëve”