in

Last minute tour, filial në Tiranë

Shoqëria më e madhe italiane e tregtimit të paketave turistike shtrirjen e saj jashtë shtetit e nis me Shqipërinë. Hapet në Tiranë filiali i parë “Last Minute tour” jashtë Italisë

Romë, 7 nëntor 2011 – Last Minute Tour është sot shoqëria më e madhe italiane në tregtimin e paketave turistike, udhëtime e hotele. E krijuar në vitin 1995, shoqëria ka sot si pikë force të vetën, rrjetin shumë-kanalësh të shpërndarjes me call-center, faqe internet, agjenci në territor.

Së fundi Last Minute Tour zgjerohet edhe jashtë Italisë, dhe hap një filial të vetin në Tiranë. “Është një projekt tek i cili kemi shumë besim – është shprehur Fabrizio Chianello, president i shoqërisë. – Shqipëria, e më në përgjithësi Ballkani, përfaqësojnë ekonomi të reja me zhvillim potencial të madh ku rrjeti dhe shpërndarja e organizuar e shërbimeve turistike janë elementë në krijim e sipër”.

Planet e shoqërisë parashikojnë, mes të tjerash, lindjen e programimit të paketave “Shqipëri” për turistët italianë, që do të shiten në pikat Last Minute Tour në Itali.

Immigrazione e Co-sviluppo – Convegno a Forlì

Përmbytjet. Legisti i kënaqur: “Më në fund u zbraz kampi i romëve në Torino”