in

Lë arrestin shtëpiak për të bërë vrap në park, arrestohet

Reggio Emilia, 18 gusht – Largohet nga shtëpia ku vuante masën e arrestit shtëpiak, për të bërë jogging dhe arrestohet për ‘arratisje’. Ka ndodhur në Reggio Emilia, dhe ngjarja ka për protagonist Sajmir Mallkucin, 39 vjeç, në arrest shtëpie në rrugën Vanvitelli të Villa Cella-s për krime të lidhura me drogën.

Për të bërë pak aktivitet sportiv, shqiptari nuk ka mbajtur parasysh faktin që më 6 shkurt gjykatësi i kishte përcaktuar me sentencë orarin se kur mund të largohej nga shtëpia. Nga një kontroll i forcave të rendit në shtëpi, u zbulua se nuk ishte aty që dhe nga kërkimet e mëpasshme u gjet dhe u arrestua në park, teksa stërvitej.

Për më tepër, Mallkuci nuk e ka për herë të parë. edhe më 7 mars ishte ‘arratisur’ nga shtëpia për të bërë pazarin: atëherë karabinierët e arrestuan me qesen e supermerkatës ende në dorë.

Romë, gjashtë sportele të reja për rezidencën

Gjysma e pensionistëve nuk marrin as njëmijë euro në muaj