Nuk ka fund lumi i marihuanës që kapërcen Adriatikun. Para pak orëve zbulimi i fundit
Romë, 14 tetor 2016 – Në një mjet lundrues në San Catakdo të Lecces, policia ka gjetur rreth 300 kg marihuanë dhe ka arrestuar shqiptarët Gentian Danaj, 39 vjeç, Bruno Sotaj, 29, Aulon Milo, 29, dhe Edomond Dalipaj, 39 vjeç, një prej të cilëve me precedent penal dhe i dëbuar nga Italia.
Katër shqiptarët janë kapur në flagrancë teksa po merrnin pakot e drogës nga një barkë e vogël në breg, e sapombërritur, për t’i transportuar me dy Sipas hetuesve, marihuana, e ndarë në 277 pako të vogla që mbushin plot e përplot barkën, vjen nga Shqipëria dhe se mjeti lundrues ku u gjet duhet të jetë përdorur vetëm në fund të kapërcimit të detit dhe se deri në ujërat italiane, larg bregut, droga do të jetë sjellë me ndonjë skaf të shpejtë.
Pas kontrollit të barkë dhe të dy automjeteve, forcat e rendit kontrolluan edhe banesat e tyre ku gjetën një dokument të falsifikuar dhe një sasi të vogël marihuane.